Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh

Vasilika Vjero

Tiranë- Mbledhja e sotme (27 nëntor) të Këshillit të Ministrave ka pasur shumë vendime të marra nga anëtarët e kabinetit. 

Mes tyre edhe lirimin nga detyra të Vasilika Vjeros, zv/ministre e Financave.

Përpara se të emërohej zv/ministre, Vjero ka qenë drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Vjero mbante këtë detyrë si zv/ministre prej vitit 2020.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimoza: 10/12/2024 16:13

    Largimi i Vjeros duhej bere me pare, ajo është një nga mynxyrat qe nuk meriton as dhe një vend ne pune te shtetit.Po te kesh ne drejtim nje mashtrues si Rama ashtu do te jene edhe vartësit.Mjer ky vend.

    Përgjigju
  • Fatosi: 10/12/2024 16:06

    Saliu eshte kriminel, hajdut , shpifes , rrugaçë,dhe nuk ka te drejte te flas.Lali Eri eshte nje llafazan dhe nje hajdut i poshter.Ky dhe eprori i tij Mark Shalgjati e ndoten gjithe vendin.Jeni të gjithe turpi i vendit.Mjer ky popull kush e drejton.

    Përgjigju
  • Fatosi: 10/12/2024 15:58

    Berisha eshte kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ E enjtja e pajës, ekspozitë me ‘Punimet e Dashurisë’

Korçë/ E enjtja e pajës, ekspozitë me ‘Punimet e Dashurisë’