Mbledhja e Ramës me ministrat, Basha: Pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion! Peshku qelbet nga koka

Mbledhja e Ramës me ministrat, Basha: Pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion! Peshku qelbet nga koka

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me ministrat ku prezantoi paketën e re për prokurimet publike.

Sipas Bashës, me deklarata e tij, Rama pranoi se "qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion". "Peshku qelbet nga koka" shkruan Basha, një frazë kjo e përsëritur në deklarata e Bashës kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

"Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!", shkruan Basha.

Pas kryebashkiakëve, kryeministri Rama mblodhi sot ministrat, ku tha se në rast se  do të ketë abuzime me tenderat, ai vetë do t'i çojë ata në SPAK. Kreu i qeverisë u shoreh se janë 70% e tenderave të dhënë përgjatë periudhës 2020-2021 janë me probleme, ndërsa theksoi se shqetësim më madhor është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Për këtë Rama kërkoi reflektim nga të pranishmit në mbledhje, që të mos kenë të njëjtin fat si Fatos Tushe, kryebashkiakut të Lushnjes tashmë të arrestuar nga SPAK.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Patozi i 'përvishet' Bashës: S’e luan topi që peshku nga koka qelbet, po kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës

1619541998_AstritPatozi.png

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka thumbuar kreun e PD Lulzim Basha i cili tha se kryeministri Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi sot me ministrat, pranoi se "qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion". "Peshku qelbet nga koka", tha Basha.

Patozi shkruan se kjo vlen për të gjithë "peshqit", ndërsa nënvizon se sipas tij kur bie fjala te "pellgu" i Bashës, fajin e kanë "cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës", referuar këtu akuzave ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit Eduart Kapri. "Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo?", shkruan Patozi, duke i drejtuar këtë pyetje ironike Bashës.

"Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut. Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës.

Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës. Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Dhe do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen", shkruan Patozi në postimin e tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep Piçderr Leka [ kepi ]: 13/07/2021 11:59

    O lyl o dyl a do më digjosh mua Rexhep Lekën që kam qen kampjon apsolut në mundje e me 4 fakultete e me 7 gjuh të huaja. Po hik mor lyl se je diskretituar shum keq bashk me babën tat non grata o lyl dyli. Hape krahun të vi ndonjë çuni ri me shkoll e ta drejtoi tamam pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë