Deputeti i PD Ervin Salianji shprehet se takimi i opozitës i thirrur nga Gazment Bardhi shënon një moment të fillimit të ringritjes së opozitës. Sipas tij takimi duhet lexuar si hapi i parë i bashkimit të formacioneve opozitare.
“Është mesazh shpresdhenes per elektoratin opozitar por dhe për shoqerine, është nje moment i fillimit te ringritjes se opozites! Çimentimi i ketij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen per te qartesuar dhe ne publik se kush është grupi parlamentar i Partise Demokratike! Tani fokusi i cdo deputeti duhet te jete perballja me qeverine, propozimi i ceshtjeve konkrete, fokusimi tek ceshtjet e zgjedhesve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverise! Nga sot e me pas duhet te funksionojme si nje grup parlamentar, me takime te perjavshme dhe koordinim të perhershem”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Bardhi mbledh deputetët për ‘bashkim’, por Basha e bojkoton! I bashkohet Berisha dhe aleatët, do kërkojnë ngritjen e 3 komisioneve hetimore











