Ndonëse fokusi ishte te axhenda në parlament dhe unifikimi në aksionin brenda Kuvendit të Shqipërisë, mbledhja e përbashkët mes deputetëve të Bardhit dhe Berishës ka prodhuar diskutime edhe për situatën ku PD është sot, në kushtet kur Lulzim Basha mban logon e Partisë Demokratike.
Deputetë si Ervin Salianji e Dashnor Sula, kanë kërkuar që të gjendet zgjidhja për situatën brenda PD-së, ku jashtë diskutimeve nuk është lënë as krijimi i një partie të re.
Deputetët e opozitës u dakordësuan për të lënë një mbledhje të veçantë ku do të diskutohet situate brenda PD.
'Është e domosdoshme qe ne te ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevojë që në të ndryshojmë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj nevoje, para se te bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojmë. Ndryshimi duhet te ngjalle shpresën e domosdoshme dhe te frymëzojë qytetaret. Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramën nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci! Është përgjegjësia jone ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qare” është shprehur deputeti Ervin Salianji.
Edhe Dashnor Sula ka mbajtur këtë qëndrim: “De facto patjetër që ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicë e anëtarësisë, kemi shumicën në Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botës, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar.”
Megjithatë propozimi për krijimin e një partie të re nuk është pranuar, të paktën deri në këtë fazë nga Sali Berisha dhe deputetët pranë tij të cilët e konsiderojnë dorëzim para Ramës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë
28 Janar, 15:21
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09