Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, do të mblidhen ditën e nesërme në orën 11:00 tek Pallati i Kongreseve.

Sipas axhendës së publikuar, sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive do të çelet nga kryeministri Edi Rama dhe do të mbyllet po nga ai.

Anëtarët e dy kabineteve do të parashtrojnë  çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Gjatë sesionit do të flasë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive