Mblidhet Asambleja Parlamentare e Nismës për Europën Qendrore! Gonzato: Moment i rëndësishëm, na duhet të çojmë para reformat

Në Kuvend po zhvillohet mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore.

Në fjalën e tij ambasadori i BE-së Silvio Gonzato vuri theksin tek zbatimi i reformave në këtë moment të rëndësishëm

Me zor presim të çelim negociatat me Shqipërinë. Edhe unë e kam pritur me padurim këtë. Është e qartë që të kuptohet se ky moment është i rëndësishëm dhe duhet çuar më tej. Për këtë na duhet të çojmë para reformat”

 Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se nxitja e bashkëpunimit rajonal konsiderohet nga Shqipëria si faktor themelor për përshpejtimin e procesit të integrimit europian në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Spiropali u ndal te ecuria e procesit të integrimit europian të vendit, ndërsa theksoi se Shqipëria është në pritje të konferencës së dytë qeveritare.

“Vlerësojmë se mbështetja dhe bashkëpunimi proaktiv i shteteve anëtare të BE-së mbetet vendimtare për përparimin tonë në rrugën drejt integrimit europian. Për ne integrimi europian është zgjidhja e vetme”, tha Spiropali.

Duke u ndalur në fushën e turizmit dhe kulturës, Kryetarja e Kuvendit theksoi s është avancuar në përpjekjet për të ta kthyer rajonin në destinacion kryesor turistik.

“Synojmë krijimin e një pakete gjithëpërfshirëse turistike. Promovimi i diversifikimit të turizmit për të gjitha vendet e rajonit mbetet prioriteti ynë kryesor”, shtoi Spiropali.

Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, në sallën e seancave plenare u zhvilluan sot punimet mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore.Lajmi  ne perditësim... 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!