Mblidhet bordi i ERE, të hënën
zgjidhet administratori i ri ÇEZ
Tre janë kandiadaturat për kreun e ri të kompanisë ÇEZ Shpërndarje: Arben Seferi, Arqile Kokdhima dhe Myrteza Myftari.
TIRANË - Bordi i Entit Rregullator te Energjisë është mbledhur sot për të diskutuar për kandiaturat për kreun e ÇEZ.
Tre kandidaturat janë, Arqile Kokdhima, Myrteza Myftari dhe Arben Seferi. Mbledhja e bordit është duke u drejtuar nga kreu Petrit Ahmeti. Për kreun e ERE-s kishin aplikuar 8 kandidatë nga të cilët 4 nuk i plotësonin kushtet për shkak se kishin më pak se 5 vite experience, tha Eduard Elezi, drejtori juridik i këtij institucioni.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ERE, Petrit Ahmeti, tha se “do të kryejmë përzgjedhjen e administratorit të ri të kompanisë ÇEZ Shpërndarje. Procedura do të fillojë sot”. Sipas tij, janë paraqitur kandidaturat dhe do të shqyrtohen sot ndërsa do të dëgjohet edhe prezantimi i kandidatëve.
PREZANTIMI I KANDIDATËVEKandidati, Arqile Kokdhima është me formin Ushtarak dhe Inxhinier elektrik. Gjatë prezantimit të tij, ai ka deklaruar se ka punuar me përgjegjshmëri në vendet ku ka punuar. Nëse ai zgjidhet si administrator, në fokus të tij, do të jetë bllokimi i vjedhjes së energjisë.
Kandidati, Arben Seferi, është me profesion Inxhinier Mekanik. Aktualisht administrator i kompanisë “Agicom”. Më parë ka punuar si, drejtor i përgjithshem i mirëmbajtjes së rrugëve dhe ndriçimit në Bashkinë e Tiranës. Ai ka deklaruar se, nuk ka asnjë konflikt interesi.
Gjatë prezantimit të tij, Seferi tha se, fokusi kryesor i tij do të jetë tek menaxhimi i përgjithshëm, me profesionistë të menaxhimi. Një tjetër pikë do të jetë, motivimi i stafit aktual. Rritja e performancës nëpërmjet matjes së punës. Segmetimi i pagave etj.
Kandidati Myrteza Myftari, avokat. Përparësi e tij është rritja e treguesve financiare, nëpërmjet aseteve, nëpërmjet të ardhurave. Objektivat do të jenë të çastit. Ndër afatgjatët, Myftari synon përmirësimin e treguesve financiare.
Pas prezantimit të kandidatëve, kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se, të hënën do të zgjidhet kreu i ri i kompanisë ÇEZ. “Dëgjuam kandidimin e tre personave. Bordi do të shpallë të hënën fituesin”, tha Ahmeti.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
23.8%
-
Jo
66.7%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 21
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22
-
Trump: Mora garancinë nga presidentja e Meksikës se do ndalojë emigracionin e paligjshëm në kufi! Sheinbaum përgënjeshtron: Nuk kemi qëllim mbylljen e kufijve
28 Nëntor, 09:13
-
Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis
28 Nëntor, 09:13
-
28 Nëntor/ 69-vjetori i komandantit legjendar Adem Jashari
28 Nëntor, 09:12
-
Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë
28 Nëntor, 08:54
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16