Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, Ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë

Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, Ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë

Ministri Mbrojtjes Pirro Vengu mori pjesë në takimin e 24-ët të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), koalicion i përbërë nga të gjitha vendet e NATO-s dhe më shumë se 18 vende partnere, të bashkuar dhe të vendosur për të ndihmuar Ukrainën kundër pushtimit të paprovokuar të nisur nga Rusia që prej shkurtit 2022.

Ministri Vengu çmoi këtë nismë të udhëhequr nga SHBA-të dhe nënvizoi se Shqipëria do vazhdoje të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe popullit të saj duke vijuar të japë asistencë ushtarake dhe humanitare.

Në këtë drejtim, vendi ynë radhitet ndër vendet me kontribut domethënës në radhët e Aleancës, në përpjekjen kolektive për të rritur kapacitetet ukrainase dhe për të frenuar agresionin rus.

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës Zelensky, ndërkohë që bisedimet zhvillohen në një moment kyç dhe dinamik të luftimeve në terren.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekpertiza mjeko-ligjore për vrasjen e Egli Progës/ Reagon e motra, Jonida: Nuk tregoi të vërtetën! Akti ekspertimit do ribëhet

Ekpertiza mjeko-ligjore për vrasjen e Egli Progës/ Reagon e motra, Jonida: Nuk tregoi të vërtetën! Akti ekspertimit do ribëhet