TIRANE - Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme është mbledhur ditën e sotme, nën drejtimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla ku po diskutohen fazat e hetimeve për disa dosje të rëndësishme.
 
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme për televizionin A1 Report. Po të njëjtat burime saktësojnë se në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për rrokada të mundshme të disa prokurorëve në rrethe.
 
Ditën e djeshme një ndryshim i tillë u bë sa i përket Prokurorisë së Vlorës, ku Kosta Beluri nga posti i kryeprokurorit të Vlorës kaloi në Prokurorinë e Përgjithshme ndërsa Hysen Keta nga organi qëndror i akuzës u emërua kryeprokuror i qytetit bregdetar të Vlorës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)