Tirane- Këshilli i Ministrave zhvilloi këtë të enjte (19 dhjetor 2024) një mbledhje e jashtëzakonshme, ku burime për Report Tv mësojnë se në fokus ka qenë akordimi i fondeve shtesë për KQZ-në, për të realizuar mbulimin 100% të kostove për votën e diasporës dhe miratimi i fondit për bonusin e pranverës për pensionistët.
Mnistri i Financave Petrit Malaj, pritet të dalë nesër për të bërë publike detajet e aktit normativ që nuk është i zbardhur ende.
Paratë që do t’i akordohen KQZ do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga jashtë edhe për kthimin e zarfit me votën brenda. Burimi pranë KQZ bënë me dije paraditen e 19 dhjetorit se fondi në dispozicion për postën ishte afro 500 milionë lekë.
Ndërkohë veç bonusit të Vitit të Ri për pensionistët, ka parashikuar edhe një tjetër bonus për pensionistët në pranverë, para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025
Procesi për regjistrimin e emigrantëve jashtë që duan të votojnë për zgjedhjet e 11 majit 2025, do të hapet në 11 janar dhe do të mbyllet në 11 mars.