Sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës u mblodh për herë të parë që nga viti 2008, Këshilli Kombëtar i Librit. Gjatë mbledhjes u përkrah ideja e shpalljes së vitit të De Radës dhe përgatitjes së veprës nga studiues dhe autorët arbëreshë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Ministrja Mirela Kumbaro, anëtarë të shtëpive botuese dhe autorë e përkthyes të librit në vendin tonë.
Në fjalën e saj ministrja Kumbaro, theksoi rëndësinë e mbledhjes së këtij Këshilli si një organ këshillimor i rëndësishëm i dikasterit që ajo drejton.
“Ka gati më shumë se dy vjet që Këshilli Kombëtar i Librit nuk është mbledhur. Unë besoj se çdo ministër ka nevojë, por edhe detyrë të këshillohet e të shkëmbejë mendime me komunitetin e fushave me të cilat lidhen vendimmarrjet e ministrisë”, tha Kumbaro.
Ndër të tjera zonja Kumbaro shtoi se Ministria e Kulturës ka për qëllim të mbështesë edhe financiarisht autorët për të shtuar larminë e librave për lexuesin.
“Në politikën që duam të zhvillojmë, duam të krijojmë më shumë hapësira për të mbështetur krijuesit ku pa më të voglin dyshim përfshijmë autorët njësoj si dhe përkthyesit. Duke promovuar mendimin krijues, debatin, edukatën e leximit, jo vetëm kryejmë detyrën tonë në politikat edukuese të publikut, por ndihmojmë edhe krijuesit sepse u shtojmë lexuesit, por edhe botuesit sepse u shtojmë klientët”, përfundoi Ministrja Kumbaro.
Ndërkaq, me rastin e vitit të De Radës, propozime të shumta për aktivitete u lanë të hapura që të shqyrtohen në mbledhjet e radhës.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com