Audituesja e KLSH-së në Komisionin Hetimor: U paguan nga buxheti për 455 145 analiza të pakryera në 3 vite! Koncensionarit të “Check up” iu rrit fitimi deri në 32%

TIRANË - Shërbimi i “Check up” që duhej t’i ofrohej falas qytetarëve, rezulton që në një mënyrë ose një tjetër të ketë rënduar në xhepat e taksapaguesve.

Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, gjatë raportimit të disa prej audituesve të KLSH u deklarua se buxheti i shtetit në 2 vite e 9 muaj, për periudhën mars 2015 deri në 2017-ën, ka paguar koncensionarit afro 413 mln lekë të reja për 455.145 kontrolle të pa kryera. 

Audituesja e KLSH, Selime Bregu, tha se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%. 

“Ne themi kosto shtesë. Këto janë 182 milion kosto variabël, nga TVSH janë 413 milion lekë. Është bërë analiëz  për rastet e pakryera, por për efektin nuk e kam një analizë. Në auditimin e parë në 2016, ne kemi konstatuar rritje të fitmit të koncesionarit nga 8 duke shtuar tvsh dhe kostot variable deri në 32 %”, u shpreh Selime Bregu.

Referuar kostove të larta për shërbimet e pakryera, dhe numrit të analizave të check up që sipas auditimeve të KLSH është larg numrit të parashikuar në kontratë ( 475 mijë analiza në vit), KLSH ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ndryshojë termat e kontratës, pikërisht për të zbutur efektet negative në buxhetin e shtetit, por ky rekomandim nuk është zbatuar.

“I rikërkojmë Fsdksh në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe në dakordësi me koncensionarin të ndryshojë kushtet e kontratës: Nisur nga fakti që numri I analizave është larg pritshmërive të numrit të kontraktuar të shikojë mundësinë e eliminimit të tavanit të sipërm për fashën e përfituesëve të check-up. ishikimin e pagesës së check up dhe eliminin e kostove shtesë për buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shpenzimet variabël që llogariten rreth 400 lekë për xheck up. Nga MSH janë ngritur grupet e punës për negocimin e kontratës koncensionare për “check up”. Por deri në mbyllje të auditimit nuk na është ofruar një amendim kontrate,” shprehet Alketa Kalleshi, audituese e KLSH.

Sipas kontratës koncensionari do të paguhet nga shteti shqiptar për 475 mijë kontrolle të check up në vit, ose 40 mijë në muaj, pavarësisht numrit real që do të kryejë.

Nga ana tjetër nëse kompania do të kryente mbi 475 mijë kontrolle atëherë për çdo kontroll mbi këtë shifër do ta merrte pagesën ekstra nga buxheti i shtetit.

Për periudhën mars 2015 deri në shtator 2017 duhet të ishin realizuar të paktën 1.3 mln analiza nga të cilat janë kryer vetëm 851 mijë, ndërsa koncensionari është paguar për 455 mijë shërbime të pakryera për të plotësuar parashikimin kontraktual. 
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Audituesja: Pagesat për "Check up" i rëndojnë buxhetit/ KLSH i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë të ndryshojë kontratën koncensionare

1719585845_alketakalleshi.JPG

Në një tjetër auditim të KLSH në 2018-ën është rekomanduar amendimi i kontratës koncencionare të “check up”, detyrë që i është lënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH-së, por amendimi i kontratës nuk është realizuar as sot.

Ndryshimet në kontratën e koncensionarit nga ana e KLSH-së është kërkuar për të zgjeruar fashën e moshës së përfituesëve nga “Check up” për shkak se numri i analizave të kryera ka qënë larg përbushjes së numrit të parashikuar në kontratë (475 mijë analiza në vit), si dhe për të zbutur efektet negative në buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shërbime të pakryera.

“I rikërkojmë Fsdksh në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe në dakordësi me koncensionarin të ndryshojë kushtet e kontratës:

-Përmes modaliteteve shtesë të arrihet masa e kontrolleve mbi të cilat është dakordësuar cmimi I këtiij shërbimi. Nisur nga fakti që numri I analizave është larg pritshmërive të numrit të kontraktuar të shikojë mundësinë e eliminimit të tavanit të sipërm për fashën e përfituesëve të check-up.

-Të ndërmarrë rregullime ligjore për të zvogëluar efektet negative për “pagesa pa shërbim” në këtë koncension.

Rishikimin e pagesës së check up dhe eliminin e kostove shtesë për buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shpenzimet variabël që llogariten rreth 400 lekë për xheck up pa tvsh për kontrollet e pakryera dhe pjesë e amendimit të jetë edhe saktësimi I shërbimit të ofruar në këtë kontratë si një shërbim I përjashtuar nga TVSH. 

Nga MSH janë ngritur grupet e punës për negocimin e kontratës koncensionare për “check up”. Por deri në mbyllje të auditimit nuk na është ofruar një amendim kontrate,” ka deklaruar audituesja e KLSH, Alketa Kalleshi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 28/06/2024 20:30

    Bravo KLSH!

    Përgjigju
  • Ledina: 28/06/2024 17:25

    KLSH duhet te jete pjese e SPAK-ut.

    Përgjigju
    • Sondazhi: 28/06/2024 22:44

      Çuditërisht është e vetmja që akoma i ka ngel opozitës, se shpejti w merr lartmadhnia.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi