Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Opozita mungon! Mazhoranca miraton Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, thelbësor për Integrimin

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Opozita mungon! Mazhoranca miraton Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, thelbësor për Integrimin

Kryesia e Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve miraton në mbledhje Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.

Ky udhërrëfyes, që është edhe një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian”, u tha në deklaratën e Grupit të PS.

Opozita nga ana e saj po bojkoton prej tre ditësh të gjitha mbledhjet në Kuvend të Komisioneve, përfshi pjesërisht edhe Integrimin, si përgjigje për dënimin dhe burgosjen me 1 vit për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale” të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

Mazhoranca theksoi se: “Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike” është një dokument politik dhe strategjik, i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit (screening report) për Shqipërinë, për sa i përket Kriterit Politik kryesisht Funksionimit te Institucioneve demokratike".

PD dhe përfaqësuesit e opozitës në Parlament, shkaktuan kaos dhe dhunë në Parlament pasditen e të hënës në seancë, duke shkatërruar sallën dhe djegur jashtë karriget, akt për të cilin PS ka kërkuar procedimin disiplinor për 24 deputetë, kurse Policia ka referuar materialet në Prokurori për hetimin e ligjvënësve të dyshuar për shkatërrim prone.

Kuvendi njoftoi se pas inventarit të dëmeve, ato to paguhen si faturë nga deputetët shkaktarë, që do u mbahen nga rroga.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?