Seanca më 16 prill/ Ruçi deputetëve: Në sallë me maska e matës temperature, ruani etikën në mbledhjet online

TIRANE - Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u ka dhënë disa porosi deputetëve për organizimin e seancës plenare në 16 prill. 

Kryeparlamentari siguron deputetët se do të merren të gjitha masat para seancës duke u matur temperaturën, duke i pajisur me maska dhe doreza. 

Ajo çfarë bie në sy është porosia që Ruçi u jep deputëtëve për të ruajtur etikën në komunikim nga deputetët gjatë zhvillimit të mbledhjeve online që bëjnë komisionet duke qenë se puna e Kryesisë së Kuvendit do të vijojë normalisht në ditët e ardhshme. 

Gjithashtu deputetët duhet të gjejnë një vend të përshtatshëm (sfondi) komunikimi gjatë zhvillimit të mbledhjes, dhe nëse këto rregulla nuk do të zbatohen Ruçi paralajmëron përjashtim nga mbledhja. 

Mesazhi
Të nderuar deputetë jashtë grupeve parlamentare!

Sikurse Jeni njoftuar, dje është mbledhur Konferenca e Kryetarëve e cila miratoi programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit si dhe grafikun e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua edhe koha e diskutimeve, në përfundim të së cilës, në mbështetje të nenit 48, pika 3 të Rregullores, u ra dakort sa vijon:

Koha totale 120 minuta

Referuar përbërjes politike të Kuvendit kjo kohë ndahet si më poshtë:

70 minuta koha në dispozicion të shumicës;

50 minuta koha në dispozicion të pakicës.

Koha e pakicës referuar grupeve parlamentare ndahet:

15 minuta për çdo grup parlamentar (3 grupe x 15 minuta = 45 minuta)

5 minuta në dispozicion të deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

Ju bëj me dije se po merren masat e nevojshme mbrojtëse të mëposhtme për deputetët dhe administratën në seancën plenare të datës 16 prill 2020, ora 10:00.

•       Në hyrje të Sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësore prezent ne sallë. Punonjësit e Administratës së Kuvendit do të pajisin deputetët me maska e doreza. 

•       Në Sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës të pajisur me maska dhe doreza.

•       Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktur dhe të pajisur me maska dhe doreza.

•       Deputetët e pranishëm do të pozicionohen në sallë, llozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.

Seanca plenare do të transmetohet live nga TVSh e cila do të prodhojë sinjal për të gjitha televizionet.

Ju bëj me dije gjithashtu se mbledhjet e komisioneve parlamentare duke filluar nga java e ardhshme do të transmetohen drejtpërdrejtë on line në faqen zyrtare të Kuvendit në internet. Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit në mbledhjen e Konferencës solli në vëmendjen e anëtarëve të Konferencës respektimin e rregullave të mëposhtme:

1-    Duhet të kihet kujdes e të ruhet etika në komunikim nga deputetët gjatë zhvillimit të mbledhjes online.

2-    Deputetët duhet të gjejnë një vend të përshtatshëm (sfondi) komunikimi gjatë zhvillimit të mbledhjes.

3-    Kryetari i komisionit ka të drejtë të përjashtojë nga mbledhja deputetin i cili nuk zbaton rregullat e mësipërme.    

Dokumentacionin parlamentar për çështjet e planifikuara për seancën e datës 16 prill do ta merrni si gjithmonë me anë të postës elektronike.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja