Mblidhet në Gjakovë Unioni i Bashkive Shqiptare të rajonit! Veliaj: Të ofrojmë një paketë të përbashkët turistike

Nga Mbledhja e unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, e cila u mbajt në Gjakovë, kryebashkaiku i Tiranës Erion Veliaj, vuri në pah transformimin që kanë pësuar, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

“kur mendoj edhe për bumin turistik të Tiranës apo të Shqipërisë, që dikur ishte vendi më i izoluar në Europë, kur shikoj se të gjithë jemi duke vrapuar për t’iu bashkuar BE-së, - është mirë që t’ia kujtojmë vetes se po jetojmë ditët më të mira.

Kreu i Bashkisë propozoi krijimin e një pakete turistike, prej së cilës do të përfitojnë edhe qytete të tjera në trevat shqiptare.

“Mund të jetë një paketë për ‘shqiptaro-mania’, që fillon në Tiranë, si portë hyrëse, do të doja shumë që, për vitin tjetër, ne të përgatiteshim se si kjo paketë të përfshijë edhe disa nga qytetet tona si Gjakova, Prizreni, Ulqini, Tetova, Shkupi”, tha Veliaj.

Ndërkaq, për festat e nëntorit, Veliaj lajmëroi se Tirana do të mikpresë Paradën e Shqiptarëve me veshje tradicionale nga secila trevë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 28 Nëntor.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja