ITALI - Në Itali, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 24 dhe 25 shkurtit, deputetët dhe senatorët e parlamentit të ri u mblodhën, por pa ndonjë rezultat konkret për të zgjedhur kryetarët e Dhomës së Deputetëve dhe Senatit. Tre votime kanë përfunduar pa rezultat për të zgjedhur kryetarin e Senatit.
Me 246 skedat e bardha, asnjë kanditat nuk ka marrë votat e duhura, 161 të nevojshme, për postin e Kryetarit të Senatit. Të pranishëm ishin 313 senatorë.
Ndërsa, për Dhomën e Deputetëve, dolën dy tyme të zinj në të dy raundet e votimit për Kryetarin e Dhomës së Deputetëve. Më i votuari ka qenë Roberto Fico i "Lëvizjes 5 yjet", që ka marrë 110 vota. Skeda të bardha kanë qenë 459. Kanë votuar 618 deputetë.
Përpjekjet e kreut të së majtës italiane, Pier Luigi Bersani, për të arritur një marrëveshje politike me liderin e "Lëvizjes 5 Yjet", Beppe Grillo, deri tani kanë dështuar.
Në zgjedhjet e përgjithshme Bersani fitoi nje mazhoranncë në dhomën e Deputetëve që nuk i jep atij kontrollin e Senatit.
Pasiguria politike në Itali ka dhënë një sinjal negativ lidhur me përpjekjet e vendit për të miratuar reformat e rëndësishme, që nevojiten për të kaluar krizën ekonomike të vendit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com