Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, sekuestrohen 10 pistoleta! 7 muaj përgjime, 4 të rinj në pranga (EMRAT)

TIRANË- Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak

Në pranga kanë rënë 4 të rinj Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë, të cilët po i sillnin armët për t’i shitur në Tiranë, në shifrat nga 1500 euro deri në 3000 euro. Të rinjtë u kapën në një vendparkim autobusësh, në Lundër, në kuadër të operacionit të koduar 'Transportuesi2'.

Dyshohet se Blerim Krasniqi, ka vënë në autobusin me drejtues Edonis Thaçin një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me makinë, autobusin, gjatë gjithë itnerarit deri në mbrritjen në terminal në Tiranë.

Grupi kriminal dyshohet se prej 1 viti trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Prej 7 muajsh kanë qenë në përgjim nga blutë e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.

Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët që janë sjellë në Tiranë dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

'Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

1716539077_blerimkrasniqiedonisthaimuhamedkrasniqi.jpg

 

Blerim Krasniqi  Muhamed Krasniqi  Edonis Thaçi 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:42
Nga Kosova drejt Shqipërisë, destinacion final Greqia! Zbërthehet skema e grupit që trafikonte armë me linjat e autobusëve, në shërbim të bandave

 

1716540398_2232323.jpg

Foto: Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Edonis Thaçi dhe armët e sekuestruara

Grupi kriminal nga Kosova që u godit sot gjatë një operacioni në Tiranë dyshohet se prej 1 viti trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Prej 7 muajsh kanë qenë në përgjim nga blutë e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit. Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët që janë sjellë në Tiranë dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

Ora 10:40
Trafik armësh me autobus nga Kosova, Balla: Të arrestuarit pjesë e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar armësh

Policia goditi një grup kriminal të trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë që vepronte prej të paktën 1 viti. Pas hetimit dhe vënies në përgjim, agjentët kapën 4 të rinj nga Kosova te terminali i autobusëve në Lundër. Armët i sillnin me autobus në pronësi të njërit prej të arrestuarve, e ndiqnin me makinë private, dhe i merrnin pistoletat te terminali

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot se bëhet fjalë për një grup kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

    Policia e Shtetit ka goditur përsëri një grup kriminal i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh. Duhet të bëjmë gjithçka me më shumë angazhim, që fenomeni imëmbajtjes pa leje dhe trafikantët e armëve të luftohen nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendosmëri, çdo ditë, deklaron ai në një postim në facebook.

    Ora 10:30
    FOTO/ Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, këta janë të rinjtë që u arrestuan në Tiranë

    1716539077_blerimkrasniqiedonisthaimuhamedkrasniqi.jpg

    Foto: Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi dhe Edonis Thaçi

    Report Tv siguron fotot e tre të arrestuarve në Tiranë si pjesë e grupit që trafikonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë. Në foto janë Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Edonis Thaçi.

    Ora 10:07
    Dalin pamjet e operacionit në Tiranë, momenti kur agjentja e Trafiqeve dhe Drogës shtrin në tokë trafikantin e armëve

    Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, është goditur nga policia! Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e operacionit kur ndërhyn policia për të arrestuar 4 të rinj të cilëve, ju gjetën 10 pistoleta. Siç shihet nga pamjet, në operacion ka ndërmarrë pjesë edhe një agjentje e Sektorit të Trafiqeve dhe drogës ka vënë me shpatulla pas kokë dhe ka shtrirë në tokë një trafikant.

    M.Q./r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Fatos Tarifa: Gomëdjegësit opozitarë

    Fatos Tarifa: Gomëdjegësit opozitarë