Mblidhet personeli akademik i FSHN-së: Rikonfirmojmë mbështetjen, Dekanati të mos pezullojë studentët protestues (Dokumenti)

Mblidhet personeli akademik i FSHN-së: Rikonfirmojmë mbështetjen, Dekanati të mos pezullojë studentët protestues (Dokumenti)

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Pas rikthimit të sotëm në protestë të disa grupeve studentësh përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, asambleja e personelit akademik të FSHN-së ka rikonfirmuar këtë të mërkurë mbështetjen e plotë ndaj kërkesave të tyre, duke bërë të ditur se do t’i kërkojë Dekanatit mospenalizimin e studentëve protestues dhe gjetjen e mundësive për zëvendësimin e orëve të parealizuara deri më tani.

Asambleja  e personelit akademik të FSHN-së ka kërkuar solidarizimin dhe mbështetjen edhe nga asambletë e tjera universitare në lidhje me VKM-të e dala së fundmi, pasi sipas saj bien ndesh me lirinë akademike dhe autonominë universitare.

Më tej, ajo kërkuar edhe hartimin e një ligji të ri të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor, sipas standardeve dhe parimeve evropiane, si dhe ka bërë të qartë qëndrimin e saj kundërshtues ndaj fushatës denigruese dhe përbaltëse të figurës së pedagogut dhe institucioneve të Arsimit të Lartë Publik nga ana e kryeministrit të vendit.

Deklarata e Asamblesë së personelit akademik të FSHN-së 

Sot një grup studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe i Mjekësisë, pas një periudhe tensioni dhe bojkoti, i janë rikthyer protestave përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Kryeministrisë, për të rikërkuar përmbushjen e të gjithë kërkesave të paraqitura prej tyre; për ulje të tarifave studimore, përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor, si edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. (Lexo këtu)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive