Përçahet opozita parlamentare, por të gjithë janë kundër paktit Rama-Basha! 11 deputetë dalin me 8 propozime

TIRANE-Opozita parlamentare është e ndarë në disa fronte me kërkesa të ndryshme, por pjesën më të madhe e bashkon fakti që nuk do të votojnë paktin për reformën zgjedhore që u arrit në Këshillin Politik pa u plotësuar kushtet e tyre. 11 deputetë, kryetarë partish të vogla kanë dalë sot me 8 propozime të reja mbi Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë. Mes 11 deputetëve që kanë dalë me propozimet e reja janë; Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Vasil Sterjovski, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi, që janë edhe kryetarë partish të vogla. Ata deklarojnë se nuk do ta votojnë paktin për reformën zgjedhore, ndërsa janë edhe kundër nismës së grupit tjetër të deputetëve të opozitës parlamentare të udhëhequr nga Myslim Murrizi që kërkon përpos hapjes së listave edhe ndalimin e koalicioneve dhe pragun 5%. Kostaq Papa tha madje se ka tërhequr edhe firmën, pasi nuk mund të dalin kundër dëshirës së PD-së, që kundërshton ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.  Ndërkohë që kryetari i ri i partisë maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski kërkoi vende të garantuara në Kuvend për minoritetin.

Kërkesat e 11 deputetëve të opozitës që u bënë publike sot
Lista të hapura
Sistem proporcional i pastër kombëtar
Vota e emigrantëve
Depolizitim i administratës zgjedhore
Numërim elektronik
Jo kushte për koalicione (pra mos ndalohen koalicionet parazgjedhore)
Pragu elektoral të jetë sa më i ulët 1 ose 2%
Financimi i partive të mos bëhet nga shteti

Deklaratat e plotë të deputetëve, kryetarë të partive të vogla
Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë": Mos ketë koalicione parazgjedhore, kjo është shumë e rëndë, sepse ne jemi këtu për të përfaqësuar edhe ato parti jashtë parlamentit, edhe PD-në që nuk është këtu, sepse ne kemi dalë nga ajo listë dhe nuk e lejojmë të ndalohet të mos bëjnë koalicione, që Rama mandatin e tretë ta marrë në tavolinë. Jemi për ndryshimin e sistemit, për lista të hapura, por asnjë parti të mos ketë, mos paguhen me taksat e shqitparëve. Folëm edhe për një dakordësi, për votën e emigrantëve, që jo vetëm të votohen edhe të zgjidhen, të kemi një unison për zgjedhjet që vijnë. Marrëveshja e parë na dëmton ne, ata lënë në fuqi kodin e vjetër. Ne vendosëm që vazhdimësinë, bashkërisht të mos ketë komisione partiake, të marrin fund, të jenë të depolitizuara. Nuk do ta votojmë Kodin.

Kryetari i Ballit, Adriatik Alimadhi: Asnjë deputet të mos votojë pa ndërgjegje. Ne nuk mund ti detyrojmë deputetet që të firmosin duke mos ditur se cfarë bëhet fjalë. Ne kërkojmë propozimet tona. Të gjithë ata që kanë firmosur, ka një përplasje mes deputetëve dhe kryetarëve e grupeve. Ne kemi kërkuar sistem të pastër kombëtar, cdo subjekt që merr pjesë në zgjedhje, nëse janë 140 mandate, unë si subjekt marr atë që më takon, mos të copëzohet mandati dhe as votat. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga buxheti i shtetit dhe depolitizimin. Të gjitha si kanë marrë parasysh, ne dakordësuam këto qëndrime.

Kryetari i ri i partisë maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski: Falenderoj kolegët që më mbështetën që ka ardhur koha që vendi ynë të ketë vende të garantuara për minoritetet në Kuvendin e Shqipërisë. Në rezolutën që firmosëm mbështetëm që të shikohet që në Kodin e ri të shikohet edhe minoritetet për të garantuar përfaqësimin e minoriteteve.

Kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri: Kemi një kontigjent 650 mijë pensionistë që jetojnë në mizerje. Këto zgjedhje ose do të bëhen të ndershme ose ndryshe do të përballemi me protesta që nuk ua ka marrë mendja. Lufta që është bërë për të mos hyrë partia jonë në parlament është e turpshme. Gjithcka që bëhet këto ditë është e pavlefshme.

Kryetari i Partisë Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa: Ne nga këto gjëra nuk do të lëvizim. Marrëveahja që nuk u bë nuk mund të thuhet reforma zgjedhore. Tërheq emrin dhe firmën nga lista me 28-29 emra, pasi synimi nuk është ndryshimi i kushtetutës, por manipulimi. Di që e kanë tërhequr edhe të tjerë. Firmosa, por u shtua neni për koalicionet. U shtuan dy elementë në fund të cështjes, koalicionet dhe pragun cojnë te dy partitë e mëdha. Po i lexoj cfarë kërkojmë; Lista të hapura, votën e emigrantëve, proporcional i pastër kombëtar, depolizitim, numërim elektronik, jo kushte për koalicione, ne vijmë nga PD-ja dhe nuk do i bëjmë kurrë opozitës dhe pragu elektoral të jetë sa më i ulët 1 ose 2%

Kryetari i Partisë Konservatore në Shqipëri Kujtim Gjuzi: 7 parti kanë një vit në parlament, e ruajtën, u kujdesën, që të mos ishim në luftë civile, kur parti politike kërkuan të mësyjnë parlamentin. Këtu është projektrezoluta, do të jetë gati në momentin e duhur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 15/06/2020 18:06

    O zot i madh keta jan per portokalli te gjith

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja