TIRANË- Unanim 11 me zero ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) në miratimin e Joni Ketës si drejtuesi i dytë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucionit kyç në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion. Qeveria e prokurorëve pranoi pa asnjë kundërshti propozimin e Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Behar Dibrës, komisionit të SPAK që çoi emrin e Joni Ketës pas një periudhe të gjatë seleksionimi që nisi me 13 kandidatë.
Deri në emërimin si kryeheuesi në SPAK për 5 vitet e ardhshme, Keta kaloi të 7 fazat e garës si testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas verifikimit të figurës, deklarimit të pasurisë dhe testin e poligrafit.
Vitin e kaluar, në 2024-ën, Joni Keta, garoi mes 7 kolegësh, hetues të BKH-së, dhe ia doli të bëhet numri 2 i këtij institucioni, ndërsa që prej fundit të gushti kur paraardhëses së tij Aida Hajna i mbaroi mandati ishte kreu në detyrë i “FBI-së” shqiptare.
Më herët Joni Keta ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe më pas në SPAK.
Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë kyçe brenda SPAK, e ngarkuar me hetime proaktive, teknike dhe të thelluara mbi korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Modeluar sipas FBI-së amerikane dhe ngritur me mbështetjen e programeve ndërkombëtare si ICITAP dhe PAMECA, BKH luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e reformës në drejtësi.
Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së emrit në SPAK por edhe në mbledhjen e kësaj të marte ne KLP, të pranishëm ishin edhe partnerët e huaj, të ICITAP, Bashkimit Evropian apo OPDAT.
Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gogu takon kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës
3 Prill, 09:31
-
Gjyqi ndaj Kristjan Shkrelit/ Rrëfehen dëshmitarët, SPAK kundërshton deklaratat: Ndryshuan dëshmitë për votat dhe makineritë!
2 Prill, 16:02
-
3 vite në kërkim nga SPAK për trafikim të 446 kg kokaine, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit! Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës
2 Prill, 15:00
-
Me të paktën 4 prona luksoze në Evropë, Malltezi ankohet në GJKKO: Më ktheni pasuritë se s’kam para! SPAK: Ka të tjera që s’kemi sekuestruar
2 Prill, 11:24
-
Afera ‘Partizani’, Malltezi kërkon Ramën si dëshmitar! SPAK: Ta vendosë gjykata
2 Prill, 10:57
-
Në kërkim nga SPAK, Report Tv siguron foton e Ervis Matodashaj, krahu i djathtë i ‘të fortit të Vlorës’ Inez Hajrulla
1 Prill, 17:37
-
Gjyqi për ARRSH/ Lexohen parashtrimet për Evis Berberin dhe të tjerët, 22 të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar
1 Prill, 14:29
-
SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, çështja do të shqyrtohet më 21 prill
1 Prill, 10:40
-
I zhdukur prej rreth 4 vitesh, Topalli: Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, deklarata e fortë e të atit në GJKKO! Softa: S’është çudi të jetë gjallë, ka ndodhur me personazhe të tjera
31 Mars, 21:06
-
Flamur Noka agjent i Serbisë? Beqiri për Report TV: U bë spiun në Prizren, 'ha' në një tas me Saliun
31 Mars, 18:41
-
EKSKLUZIVE/ U dënua nga GJKKO e Apelit, SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Ish kryebashkiaku e ankimon
31 Mars, 15:08
-
Afera CEZ-DIA/ Avokati Cakrani: Emri i Ilir Metës nuk përmendet në asnjë vend, s’ishte ministër kur u firmos kontrata! SPAK merret me thashetheme
31 Mars, 12:30
Tipike hipokritike alla shqiptare: i biri i ish prokurorit te korridoreve te prokurorise se pergjithshme, dhe memes parti, nipi i ish kreut te SHISH domosdo qe ne opgj tek krimet e remda do niste karriere dhe bitisur sot ne krie te birose sone heroike!!! Mgmt modelimi sipas fmbeise i vjen dhe shkon…
PërgjigjuUrime Jonit djal i shkelqyer, me norma dhe me botkuptim, rracional, i drejte qe nuk merret me vogelsira
PërgjigjuLigjet a i zbaton se për djalë të mirë i japim dy gra?!!