Komisioni i Etikës ka vendosur të përjashtojë me 30 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë 6 deputetë të Partisë Demokratike nga 29 që kishte kërkuar Partia Socialiste pas seancës së 18 dhjetorit.

Belind Këllici; Fidel Kreta; Albana Vokshi; Klevis Balliu; Flamur Noka; Elda Hoti janë 6 deputetët e përjashtuar me 30 ditë, nga 60 që ishte e shkruar në kërkesë. Kjo masë do të nisë të zbatohet më 19 janar, pra në seancën e parë parlamentare për vitin 2026 deri më 19 shkurt.

Nga kjo mbledhje e Etikës paq ia hodhi Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, për të cilët Partia Socialiste kërkoi përjashtimin me 30 ditë nga aktivitetet parlamentare, të cilësuar si organizatorë të kaosit të shkaktuar në Kuvend. Së bashku me 21 deputetët e tjerë që ishte kërkuar përjashtimi për 10 ditë, demokratët dolën nga kjo mbledhje e Komisionit të Etikës vetëm me vërejtje.

Flakadanë të ndezur nga opozita, shishe dhe ujë që u hodhën në drejtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi e punonjësve të Gardës, prishja e mikrofonëve, zaptimi i karrigeve të ministrave dhe gjuha joparlamentare e përdorur, janë disa prej episodeve të regjistruara nga demokratët në seancën e 18 dhjetorit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Përjashtimi i deputetëve të opozitës, Blushi: Atentat ndaj pluralizmit politik, po na motivoni për vijimin e betejës tonë

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Komisioni i Etikës si një “atentat ndaj pluralizmit politik”, duke deklaruar se ky vendim vetëm sa e motivon më tej qëndresën e opozitës.

Në një konferencë për shtyp të martën, Blushi u shpreh se afera e AKSHI-t, ka "hequr çdo maskë dhe ka konfirmuar rrëmbimin e shtetit nga mafia".

Ai tha se nuk bëhet më fjalë për korrupsion sporadik, por për një sistem të kriminalizuar, ku ‘strukturat kriminale diktojnë vendimet dhe përdorin institucionet shtetërore për interesa të paligjshme’.

“Ky rrjet kriminal ka vënë dorë mbi Thesarin e Shtetit, ka depërtuar në sisteme të ndjeshme si TIMS-i dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare. Shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar,” deklaroi Blushi.

Blushi komentoi edhe përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së nga Komisioni i Etikës, për 30 ditë, duke thënë  se ky veprim ‘akt frikësimi politik’, nuk do të ndalë betejën e opozitës.
“Ky akt vetëm sa e motivon më shumë qëndresën dhe vijimin e betejës sonë të drejtë dhe të pakompromis për shporrjen e bandës mafioze që ka marrë peng shtetin,” u shpreh ai. 

Deputetët e përjashtuar për 30 ditë janë: Belind Këllici, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti. Masa disiplinore ndaj tyre do të nisë të zbatohet më 19 janar 2026 dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt 2026.

Deklarata e Tedi Blushit: 

"Ky rrjet kriminal ka vënë dorë mbi Thesarin e Shtetit, ka depërtuar në sisteme të ndjeshme si TIMS-i dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare. Shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar. Shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar, i cili vepron i paprekshëm, i mbrojtur dhe i integruar në vetë strukturat e pushtetit. Akti i sotëm i përjashtimit të deputetëve të opozitës, nga Komisioni i Etikës së Krimit dhe Vjedhjes në Kuvend, është një tjetër atentat ndaj pluralizmit politik, që vetëm sa e motivon më shumë qëndresën dhe vijimin e betejës sonë të drejtë dhe të pakompromis për shporrjen e kësaj bande mafioze që ka marrë peng shtetin.

Është e destinuar të dështojë çdo tentativë kriminale për të bllokuar drejtësinë, e ndërmarrë nga njeriu që e kapi për fyti drejtësinë dhe që sot dridhet edhe nga drejtësia që vetë krijoi, e aq më tepër nesër imagjinoni nga një drejtësi realisht e pavarur.

Asgjë nuk do ta ndalë llogaridhënien dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, të Belinda Ballukut, Ergys Agasit dhe gjithë bandës së hajdutëve që kanë ndërtuar pushtetin mbi grabitjen, krimin dhe drogën"

 

Ora 11:03
Manja pas mbledhjes së Etikës: Rishikuam pamjet nga 18 dhjetori, seancë jo normale me veprime të dhunshme! Kam veprimtari të tjera në Lezhë

 

Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi i deputetëve të PD në lidhje me kaosin dhe tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend.

"Në respekt të opinionit publik por edhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën sipas Rregullores në mënyrë taksative i zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjet, sepse është organ pune i Kuvendit, pavarësisht se nga deputetët e opozitës që unë kam kërkuar të jenë të pranishëm, sepse janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë, si rregull duhet të dëgjohen. Sot pamë pamjet nga seanca jo normale (18 dhjetorit), me veprime të dhunshme, ju ishit dëshmitarë dhe prezentë.

Me vendim të Sekretariatit të Etikës u  mor vendimi përjashtohen me 30 ditë deputetët: Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka. përdeputetet e tjerë u vendos këtë radhë të mjaftohet vetëm me tërheqje të vëmendjes. Mbedhja për sot mbaroi, pas kësaj kam veprimatri të tjera politike.", tha Manja teksa theksoi se po lëvizte drejt Lezhës

Ora 10:46
Mbledhja tek ‘Etika’, Vokshi-Manjës: Të erdhi mesazhi nga Rama?! Bardhi: Na keni quajtur grup kriminal, harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë

Mbledhja e sotme e “Etikës’ për përjashtimin e 29 deputetë të PD të kërkuar nga PS është shoqëruar me debate.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë: “Ulsi të erdhi mesazhi nga Rama?! Çfarë të tha të bësh?”

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh opozita po përjashtohet pa arsye.

“Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputet duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”.

Ora 10:35
Mbledhja e Etikës live në facebookun e Berishës, Ulsi Manja ndërpret komisionin! Sekretariati tërhiqet për vendim

 

Ulsi Manja ka ndërprerë mbledhjen e Komisionit të Etikës pasi në facebookun e kreut të PD Sali Berisha, mbledhja pa transmetohej live ndërkohë që në sallë nuk është lejuar prania e mediave.

Sakaq, sekretariati tërhequr për të marrë vendim për përjashtimin e kërkuar për 10 deputetë dhe heqjen nga kërkesa të 19 demokratëve të tjerë, për të cilët u kërkua pezullimi me 10 ditë nga aktivitetet parlamentare.

Ora 10:05
29 deputetët demokratë paraqiten në Komisionin e Etikës! PS kërkon përjashtimin e tyre me 10 deri në 60 ditë pas kaosit në Kuvend

 29 deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur sot në Komisionin e Etikës pasi Partia Socialiste ka këruar pezullimin e tyre nga aktivitetet parlamentare duke filluar nga 10 deri në 60 ditë;

60 ditë
Fidel Kreta
Albana Vokshi
Flamur Noka
Klevis Balliu
Belind Këlliçi
30 ditë
Elda Hoti
Gazment Bardhi
Sali Berisha
10 ditë
Esat Xhaferri
Xhelal Mziu
Bledjon Nallbati
Luçiano Boçi
Saimir Korreshi
Edi Paloka
Ina Zhupa
Klodiana Çapja
Oerd Bylykbashi
Eno Bozdo
Tomorr Alizoti
Ivi Kaso
Gent Strazimiri
Luan Baçi
Blendi Himçi
Greta Bardeli
Manjola Luku
Flamur Hoxha
Kliti Hoti
Xh.K/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 23/12/2025 11:13

    Po Belinda do jetë apo ajo nuk denohet?

    Përgjigju
  • daria: 23/12/2025 09:50

    kto jane manovra te deshperuara per te shpetuar belinden te cilen eshte e qarte qe nuk duan ta leshojne, dhe po tentojne tani ta mbulojne ceshtjen me artifica perjashtime deputetesh 60 dite qe se ka pare historia per te penguar procesin. shpresoj qe ambasadat e vendeve mike duhet te nderhyne menjehere te ndalojne kete grusht shteti qe po i behet drejtesise ligjeve dhe kushtetutes. deputetet duhet te shprehen vetem nese belinda balluku po perndiqet politikisht (qe nuk qendron pasi jane tashme publike faktet qe ajo eshte vec nje hajdute) dhe ta cojne kete perpara drejtesise per te dhene llogari mbi demet qe i ka shkaktuar shtetit dhe qytetareve te republikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?