Komisioni Hetimor për ‘TIMS’/ Berisha në listën e dëshmitarëve, Gjylameti: Bëra ironi! Salianji: Vetë e kërkuat! Caktohen 4 ekspertët

TIRANË-  Një mbledhje procedurale që parashikonte caktimin e 4 ekspertëve për Komisionin Hetimor të TIMS, zgjati 2 orë me debate e akuza mes opozitës dhe mazhorancës. Një deklaratë e Blerina Gjylametit në mbledhjen e parë, ku kërkonte që Sali Berisha të futej në listën e dëshmitarëve, prodhoi akuza mes palëve pasi kryetari Ervin Salianji e kishte pasqyruar këtë kërkesë në planin paraprak të hetimit. Përpos Berishës që ndodhet në arrest shtëpie për aferën 'Partizani', listës së dëshmitarëve i është shtuar edhe Lulzim Basha e Gazment Bardhi.

Vetë deputetja socialiste insistoi në mbledhje që deklarata e saj ka qenë ironi dhe se nuk duhej të shtohej në listë Berisha, pasi nuk e kanë thirrur. Nga ana tjetër zëvendëskryetari socialist Toni Gogu me ironi tha se Salianji ka ëndërr të bëhet gjyqtar i Berishës dhe ta nxjerrë atë nga ballkoni, por kjo nuk është objekt hetimi për komisionin.

“Të marrësh ironinë për të vërtetë retorikën, dhe më pas të ndërtosh një fabul të tërë për të nxjerrë Romeon nga ballkoni është e tepërt. Institucionin do hetojmë, jo individin. Si thirren dëshmitarët? Kush e mori vendimin që ke vendosur emrat atje?”, tha Gjylameti.

“Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë”, tha Toni Gogu.

“Nëse ju doni të nxirrni Berishën, nuk është as ëndërr as qëllimi im dhe t’iu them të vërtetën Gjylameti unë e besoj që Berisha është Romeo, po aq sa ju jeni Zhulieta”, u përgjigj Salianji.

Akuzave se ka shkelur ligjin, kryetari Salianji iu përgjigj se ka pasqyruar në planin e hetimit kërkesat e kolegëve të mazhorancës për gjithëpërfshirje, duke theksuar se plani paraprak i hetimit është kompetencë e kryetarit.

"Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi", u shpreh Salianji. 

Ndërkohë, Salianji i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera që mos të bëjnë falsifikime për proces-verbale apo protokolle që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor.

“Kam një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi”, tha ai.

Deputetja Lindita Metaliaj nga ana tjetër thotë se drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është larguar nga detyra.

“A është e vërtetë që ka dhënë dorëheqjen apo është detyruar të japë dorëheqjen drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Keni 12 vite që vidhni, që talleni me qytetarët. Nuk ju lejojmë që në këtë komision të talleni me qytetarët. Mos të bëhemi qesharakë”, tha Metaliaj.

Në fund u miratuan 4 ekspertët që do asistojnë që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor për TIMS. Dy ekspertët e propozuar nga mazhoranca janë Dritan Jahaj dhe Vjosa Bodo Mujo, ndërsa nga opozita Kreshnik Myftari dhe Henri Bici.

LISTA E DËSHMITARËVE
1-Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë
2-Taulant Balla- Ministër i Brendshëm
3-Muhamet Rrumbullaku- Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
4-Florian Sulejmani- Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
5-Bledar Cuci- Ish-Ministër i Brendshëm
6-Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
7-Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
8-Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
9-Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
10-Vlora Hyseni- Kryetare, Shërbimi Informativ Shtetëror
11-Olian Kanushi- Ish-Kryetar SHISh
12-Ferdinand Dervishi- Gazetar
13-Zef Laska- Drejtor i Burimeve Njerëzore Policia e Shtetit
14-Neritan Nallbati- Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
15-Dorjan Tola- Drejtor i AKSIK
16-Ervin Muca- Drejtor i Departamentit  ttë IT, Policia e Shtetit
17-Ervina Gjana- Drejtor i Krimit Kibernetik
18-Besjon Tanuzi- Ish Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
19-Enri Ndoni-Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
20-Ardit Muca- Shef i sektorit IT, Policia e Shtetit
21-Eraldin Ndreca
22-Enkli Hoxha
23-Ergis Hidri
24-Ljubica Dervishaj
25-Xhuljeta Collaku
26-Albana Vrapi
27-Arben Babaj
28-Hergis Jica
29-Elvis Hysi
30-Ermal Beqiri
31-Nevila Xoxa
32-Kompania “Soft”
33-Kompania “Horizont”
34-Sali Berisha- Ish Kryeministër, 
35-Lulzim Basha- Ish- Ministër i Brendshëm
36-Gazmend Bardhi- Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Komisioni hetimor për sistemin TIMS, caktohen 4 ekspertët

 

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka caktuar 4 ekspertët që do asistojnë punën e komisionit.

Dy ekspertë janë propozuar nga mazhoranca, Dritan Jahaj dhe Vjosa Bodo Mujo. Ndërkohë dy ekspertët e tjerë janë propozuar nga PD, Kreshnik Myftari dhe Henri Bici.

Ekspertët
Dritan Jahaj jurist
Vjosa Bodo Mujo juriste
Kreshnik Myftari pedagog
Henri Bici, avokati
Ora 12:48
TIMS/ ‘Zoti Sali…anji’ Gogu përplaset me kryetarin e komisionit: Do të bëhesh gjyqtar i Berishës

 

Komisioni hetimor për të dhënat e sistemit ‘TIMS’ është zhvilluar me debate ndërmjet kryetarit të komisionit Ervin Salianjit dhe nënkryetarit Toni Gogu. Ky i fundit e akuzoi Salianji se po bëhet gjyqtar i Sali Berishës.

Gogu: Zoti SALI…anji, Sali….anji!

Salianji: E di që kërcen Gogu nga Belaja! Nuk e prish dot komisionin. Pse e bëni komisionin sikur është Pazar.

Gogu: Mos monto diskutime në një plan hetimi. Ky ligj e tregon qartë sesi ndërtohet plani i hetimit Propozimet tona do të vijën përmes ekspertëve. PS e kupton rolin e Komision hetimor të drejtësisë dhe hallin tonë. Ti do të bëhesh gjyqtar i Sali Berishës. Do ta zbresësh nga ballkoni.

Ora 12:45
Salianji thirrje Policisë së Shtetit e institucioneve: Mos falsifikoni procesverbalet që do jenë objekt i hetimit për sistemin TIMS

 

Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera që mos të bëjnë falsifikime për proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor.

“Kam një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi.”, tha ai.

Ora 12:40
Berisha të thirret dëshmitar të ‘TIMS’? Gjylameti: Po bëja ironi, ju krijuat fabul për të nxjerrë ‘Romeon’ nga shtëpia! Salianji: Nuk lexoj ëndrrat dhe metaforat tuaja

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylametin ne komisionin hetimor për të dhënat e sistemit ‘TIMS’ hodhi poshtë kërkesën e saj për të thirrur dëshmitar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, pasi sipas saj po bënte ironi. Sipas Gjylametit, komisioni është ngritur për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në 2 gusht të 2023, dhe theksoi se duhet të kuptohet se çka ndodhur me sistemin jo me individë.

‘Ju jeni fije fije. Çtë bëjmë diversion midis jush, midis nesh edhe ka bazë. Dëshira e madhe të bën të mbash qëndrime që as vetë nuk i beson por të marrësh ironinë për të vërtetë , dhe më pas të ndërtosh një fabul të tërë për të nxjerrë Romeon nga ballkoni është e tepërt. Duhet të jemi pakëz më serioz. Për këtë gjë i nderura kryetar nuk ka nevojë të na tërheqë veshin njeri. Nuk dalim ne të themi ç’janë këto. Unë i qëndroj fjalëve që them dhe kur bëj ironi ma mbani për të tillë. E dëgjova më vëmendje  Salianjin pasi tha se do të thirren drejtues ndër vite të policisë së Shtetit. Kur unë ngrita këtë shqetësim ka të bëj me elementin që është ngritur ky komision se çfarë ka ndodh në 2 gusht 2023 dhe jo për të hetuar ministra e ish-ministra. Ligji i ri e cakton në nenin 15 ku planin hetimor e propozojnë ekspertë që duhet ti votojmë së bashku e pastaj thërrasim dëshmitarët. Ironinë mos e shit si të vërtetë. I vijoj thirrjes nëse gjatë hetimit del një element tjetër. Ne duhet të kuptojmë kush është përgjegjësi.’- tha Gjylameti.

Salianji iu përgjigj duke thënë se nuk lexon metaforat.

"Dua të mos gjeni asnjë sebep për të ikur. Unë shpresoj që të jemi në të njëjtën anë për të luftuar çdo keqbërës. Unë nuk lexoj dot ëndrra, as elementët e çdo metafore apo figure letrare që ju përdorni. Për të qenë korrekt, ju thoni “Unë mendoj se duhet të thërrasim ish-kryeministrin Berisha dhe Lulzim Bashën, si ish-ministri i brendshëm, sepse ka të bëjë me funksionin si dhe gjithë ish-drejtorët e policisë së shtetit”.

Ju thatë këtë, dhe nëse ju doni të nxirrni Berishën, nuk është as ëndërr as qëllimi im dhe t’ju them të vërtetën Gjylameti unë e besoj që Berisha është Romeo, po aq sa ju jeni Zhulieta. Unë besoj se PS dhe Ramën nuk bëhet marrëveshje sepse nuk i mban.

Plani paraprak i hetimeve, deklarohet nga kryetari i komisionit dhe për të qenë konsensual kam pranuar kërkesën tuaj, tani ju vini këtu dhe ndryshoni mendje sepse ju kanë tërhequr veshin.

Nuk ka asnjë ndryshim nga plani paraprak. Ndërkohë që mbledhja vazhdoi 30 minuta pasi ju kërkuan të vij Basha, Berisha dhe Bardhi dhe unë i pranova,  ju nuk patët asnjë kundërshtim", tha Salianji. 

Ora 12:33
Berisha dëshmitar në komisionin e TIMS, Gogu: Mbase ëndrra juaj është të bëheni gjyqtar i Berishës e t'i jepni pafajësi! Salianji: Vetë e kërkuat, apo iu tërhoqi veshin vëllai i madh Edi

 

Thirrja e Sali Berishës si dëshmitar në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS është bërë çështje debati. Toni Gogu thotë se është një përpjekje për t’i dhënë pafajësinë Berishës. Nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

Gogu: Kam vërejtje për planin paraprak të hetimit. Është plan i deformuar. Planin e hetimit e propozojnë ekspertet qe ne do t’i miratojmë sot. Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Ky komision merret me hetimin e veprimtarisë së autoriteteve që mbrojnë TIMS. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë, vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Nuk marrim kompetenca të drejtësisë. Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.

Salianji: Janë deklarata politike që s’kanë të bëjnë më punën e komisionit, ëndrrat që ju folët nuk janë objekt i këtij komisioni, mund të jenë objekt i fallxhoreve. Nëse ju keni sherr me njëri tjetrin nuk është problem i imi. Një kolege e komisionit, por edhe ju si nënkryetar i komisionit, keni propozuar. Duke pasur parasysh që kishit tre emra si propozime, unë për të pasur konsensus të gjerë, që në këtë komision jemi për të qenë përballë atyre që kanë ndërhyrë në komision për llogari të krimit dhe politikës. Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 08/04/2024 09:49

    I dënuari me burg 2 vjet në shkallën e parë SALIANI(Babale) dhe të PS nuk thon asnjë fjalë pse ka të vëllan në KQZ-thërret kuç e maç në komision kë i do prapanica..dhe SALI NON GRATËN për tacë nxjerrë nga IZOLIMI PËR TË MOS U KTHYER MË NË ARREST TE LIRIA(SLLOBODANKA) -Kjo është ULURIMË..!

    Përgjigju
    • Popull: 08/04/2024 11:17

      Keta beje show o shok,bejne komisjone sa per te marre 50 mij lek personi per cdo komisjon ku marrin pjese!Keto jane thjesht komisjone per te mbush xhepat.Keta i dergojne femijet e tyre jashte Shqipëris per shkollin ndersa bejne propagande pse largohen njerezit?!Edine mire pergjigjen por su intereson…

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi