Kur Drafti i Reformës Zgjedhore fle në sirtarët e Kuvendit, në pritje për tu miratuar, akuzat dhe kundërakuzat që prodhoi miratimi i hapjes së listave në Komisionin e Ligjeve, sollën vendimin e palëve për të mbledhur sërish Këshillin Politik, që do të vijojë punën të hënën në orën 11:00.
Krahas 4 përfaqësuesve të palëve politike, Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, tryeza do të zgjerohet. Kryeministri Rama ka shprehur gatishmërinë për të qenë vetë pjesë e Këshillit
"PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik", shkruan Rama.
Ndërsa opozita e bashkuar ka përfshirë në përfaqësinë e saj në Këshillin Politik edhe Gazment Bardhit.
"Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi", shkruhej në deklaratën e saj.
Më herët kryeministri ftoi në këshill Bashën dhe Metën. Por kreu i PD vendosi që përballë Ramës të ishte Gazmend Bardhi dhe vetë do të zhvillojë një vizitë në Kosovë
Ndërkohë që dilemë mbetet nëse pjesë e diskutimeve në Këshillin Politik do të bëhet edhe Presidenti Meta, i cili ishte edhe ai që bëri ftesën që ndryshimet në sistem të bëhen në Këshillin Politik.
Nga ana e saj, opozita e bashkuar vjen më kushte në këtë tryezë, pasi nuk pranon ndryshime në marrëveshjen e 5 Qershorit.
"Dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty", shkruhet në deklaratën e opozitës jashtëparlamentare.
Por e palëkundur në kërkesat për hapjen e listave mbetet edhe opozita e re.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
A e ka marre me vete vllaun e tij fazlliq serbin se do ja baj qefin osmankes,e poashtu duhet ta pyes dikush ku ashte kufiri i shqiperise me serbine,ne verlice si para kater vitesh apo ne merdare,dhe nje lutje per policine e kosoves qe mundesisht mis ti dalin para dhe ta kontrollojne se i gjen si ata kater policet kur kishin kontrolluar ate rruspijen vokshi,te gjoret ate dite e sot jane pa pune.
PërgjigjuBasha do shkoj ne p... nenes vet
Përgjigju