Në kohën që në Tiranë do të mblidhet Këshilli Politik për hapjen e listave dhe koalicionet, Lulzim Basha do të niset për në Kosovë. Report Tv mëson se kryedemokrati do të zhvillojë ditën e hënë një vizitë në Prishtinë me ftesë të kryeministrit Hoti, që pak javë më parë ishte në Tiranë.

Gjatë vizitës lideri demokrat do të takohet me përfaqësuesit e lartë të politikës në Kosovë. Kujtojmë që Lulzim Basha nuk pranoi që të ishte vetë pjesë e tryezës së Këshillit Politik duke çuar Gazment Bardhin, ndryshe nga Edi Rama që do të jetë vetë i pranishëm.