Hapet loja me 'Listat'/ Mblidhet sërish Këshilli Politik! Rama i pranishëm, i shmanget Basha dërgon Bardhin! Takimi të hënën në 11:00

TIRANE-Kryeministri Edi Rama pranon kërkesën e Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha që hapja e listave dhe cështja e koalicioneve parazgjedhore të diskutohet në Këshillin Politik, ku faktor të jetë edhe opozita jashtë parlamentit. Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama shpreh gatishmërinë që këtë herë të shkojë vetë në Këshillin Politik, ndërsa shton se nëse vjen edhe Lulzim Basha me Ilir Metën do të jetë edhe më mirë.

Për tryezën, Partia Socialiste dhe opozita jashtëparlamentare ranë dakord që takohen sërish  të hënën në orën 11:00. Gjiknuri tha se në tryezë do të jetë i pranishëm edhe Edi Rama, ndërsa u shpreh dëshira që të jenë të pranishëm edhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin. Kjo nuk u pranua nga Lulzim Basha i cili preferoi të shmangte takimin me Ramën dhe përballë tij të dërgonte sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Pjesë e tryezës pritet që të jetë edhe përfaqësuesja e opozitës jashtë parlamentit Rudina Hajdari.

"PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën! PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s'ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!" shkruan Rama.

Partia Demokratike është dakord por kërkon që të miratohet sa më shpejt pakti i 5 Qershorit, ndërsa diskutimet për listat të vijojnë. "Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit" thotë opozita. Deputetja demokrate Rudina Hajdari u kujton palëve se listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe PD-LSI i refuzuan, por nëse kanë ndryshuar mendje, shton ajo, është dakord.

Nisma për listat e hapura dhe koalicionet u depozitua në Kuvend nga opozita parlamentare dhe u mbështet nga shumica socialiste, por PD kërcënoi me desatbilitet dhe Presidenti Ilir Meta me mosnjohje të kryeministrit që do të dalë nga zgjedhjet e 2021. Pakti i 5 Qershorit dhe nisma për ndryshimet kushtetuese janë dy drafte të ndryshme u shpreh Edi Rama, të cilat do të miratohen në Kuvend në 30 korrik, por tashmë loja u hap, pasi pranoi që listat dhe koalicionet të diskutohen në Këshillin Politik, por a do të miratohen të dyja brenda këtij sesioni?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Varhelyi përshëndet mbledhjen sërish të Këshillit Politik: Ndryshimet e sistemit zgjedhor me konsensus, marrëveshja e 5 qershorit të mos cënohet

Oliver Varhelyi, komisioneri për zgjerimin në BE përshëndeti mbledhjen e Këshillit Politik që do të mbahet ditën e hënë. Ai thekson se gjithë përfshirja është mënyra më e mirë për zgjedhjet, të cilat duhet të diskutohen. Gjithashtu shton se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.

"Reforma zgjedhore në Shqipëri: Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit të ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE", tha Varhelyi.

Ora 19:49
Këshilli Politik mblidhet të hënën në orën 11:00

Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare kanë rënë dakord që të mbledhin sërish Këshillin Politik ditën e hënë në orën 11:00.

"Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00", thuhet në njoftim.

Pasi përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri bëri ftesë për takim në fillim të javës, ku theksoi se i pranishëm do të jetë dhe Edi Rama, opozita jashtëparlamentare pranoi pjesëmarrjen por përballë Ramës, Lulzim Basha dërgoi sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. Nga opozita do të jenë edhe Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Pjesë e tryezës pritet që të jetë edhe përfaqësuesja e opozitës jashtë parlamentit Rudina Hajdari.

Në takim do të diskutohet për çështjet e tjera zgjedhore, por jo për ato që palët janë dakordësuar njëherë në marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Ora 19:06
Basha shmang Ramën, dërgon Bardhin! Opozita jashtëparlamentare konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik

Opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Këshillin politik duke thënë se është dakord që të takohen në orën 11:00, ndërsa ditën të hënë apo të martë le ta vendosë mazhoranca, pasi për të nuk ka problem.

Në e-mailin dërguar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në përgjigje për Damian Gjiknurin thuhet se në takim do të jetë edhe Gazmend Bardhi duke qenë se nga mazhoranca do të jetë dhe kryeministri Edi Rama, duke treguar se Lulzim Basha nuk do të jetë i pranishëm duke shmangur kështu takimin me Ramën.

Opozita thekson se nuk do të diskutohet për asnjë çështje të arritur me dakordësi në 5 qershor, por janë të hapur për diskutimet e tjera që lidhen me zgjedhjet.

Deklarata e plotë e opozitës jashtëparlamentare

I nderuar koleg,

Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit.

Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty.

Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.

Mbetemi në pritje të konfirmimit të ditës nga ana juaj,

Me respekt,

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Ora 17:26
PS: Në dorë të PD-së, të hënën ose të martën mblidhet Këshilli Politik, do jetë Rama, mirëpresim Bashën dhe Kryemadhin

Partia Socialiste vendos që mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar për listat e hapura dhe koalicionet të mblidhet ditën e hënë ose të martën sipas mundësisë së opozitës. Damian Gjiknuri, thotë se do të jetë në mbledhje së bashku me kreun e PS-së, Edi Rama dhe shpreh dëshirën që në tryezë të jenë edhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin. Pjesë e tryezës pritet që të jetë edhe përfaqësuesja e opozitës jashtë parlamentit Rudina Hajdari.

Njoftimi i plote nga PS
Të nderuar kolegë,

Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.

Gjithashtu, paralelisht përmes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar.

Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj:

Mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 

Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë.

Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Në pritje të përgjigjes suaj,
Faleminderit

Damian Gjiknuri

Ora 16:49
PD-LSI pranojë të ulen me kusht për 'listat' në Këshillin Politik: Të miratohet sa më shpejt pakti i 5 Qershorit

Partia Demokratike shprehet e hapur për t'u ulur që sot në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar për hapjen e listave dhe koalicioneve, por vendosin si kusht ndarjen e kësaj cështje nga pakti i 5 Qershorit, të cilin kërkojnë që të miratohet sa më shpejt dhe pa vonesa në Kuvend. PD-ja thekson se çdo diskutim tjetër, sipas marrëveshjes nuk mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

"Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të  partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit" mbyllet deklarata. 

Ora 16:11
'Listat' te Këshilli Politik, Hajdari: PD-LSI i refuzuan, por nëse kanë ndryshuar mendje OK

Kërkesën e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për rimbledhjen e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet, Rudina Hajdari e cilëson si ftesë për pazar. Hajdari thotë se nëse Basha dhe Meta duan pazar me Edi Ramën të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë dhe të mos bëjnë show.

Deputetja demokrate u kujton palëve se listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe PD-LSI i refuzuan, por nëse kanë ndryshuar mendje, shton ajo, është dakord.

"Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan  ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.

Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nese kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët" shkruan Hajdari.

Ora 14:41
Listat, Kryemadhi: Rama po rrezikon integrimin, LSI-ja ka planin për të qeverisur vendin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se nisma për hapjen e listave e mbështetur nga kryeministri Edi Rama rrezikon integrimin evropian të Shqipërisë dhe dëmton të ardhmen e rinisë. Kryemadhi shprehet se ka një plan të qartë për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale.

"Veprimet e fundit të Edi Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar me SHBA dhe BE, rrezikojnë integrimin evropian të Shqipërisë dhe dëmtojnë në radhë të ardhmen e rinisë. Manovrat e tij për të ndalur ndryshimin po pengojnë aspiratën e rinisë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Urrejtja e tij ndaj rinisë dhe të ardhmes së saj është në sytë e të gjithëve. Çdo i ri sot ka qenë pjesë e eksperimenteve të Rilindjes në arsim.

Çdo i ri sot, është në pamundësi për të konkurruar dhe për të siguruar me aftësitë e tij një punë të mirëpaguar. Çdo i ri sot, nis jetën e tij si forcë aktive në punë me një borxh mbi shpatullat e tyre prej rreth 13 mijë eurosh nga keqqeverisja dhe korrupsioni rilindas. E ardhmja e çdo të riu është lënë peng tek PPP, që po vrasin zhvillimin ekonomik të vendit.

Tashmë Edi Rama i frikësuar për të ardhmen e tij, po shkatërron të ardhmen e çdo të riu. Opozita e Bashkuar dhe LSI ka një program të qartë për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale. LSI është në këtë betejë, jo për një rrotacion qeverisës, por për të bërë të mundur ndryshimin e madh ekonomik, social dhe arsimor. Bashkëbisedimi me to, më dha edhe më shumë energji dhe vendosmëri në rrugën tonë të përbashkët për të realizuar këtë ndryshim.

Sfida e LSI është integrimi evropian dhe ne do të bëjmë çdo sakrificë për ta realizuar këtë aspiratë madhore të rinisë në radhë të parë, por edhe të të gjithë shqiptarëve. Kjo tokë e bekuar do t’u kthehet të rinjve dhe njerëzve të saj, për të besuar se e nesërmja i takon gjithsecilit që angazhohet në ndërtimin e Shqipërisë si shtëpi e të gjithë shqiptarëve" thotë Kryemadhi.

Ora 10:19
Meta dhe Basha kërkojnë që të mblidhet sërish Këshilli Politik për listat dhe koalicionet

TIRANE-Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkojnë që të mblidhet sërish tryeza e Këshillit Politik për të diskutuar dhe vendosur për nismën për ndryshimet kushtetuese me qëllim hapjen e listave dhe koalicionet.

Kreu i shtetit shprehet se shtysën për këtë ide e mori në mesnatë nga një mesazh i ish-kreut të KQZ-së Kume që i sugjeronte se cdo ndryshim nga marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.

Pa gdhirë, thotë Meta më tej, i kërkoi takim Lulzim Bashës për të mësuar qëndrimin e tij nëse ishte i hapur për këtë ide.

E ndërsa nuk sqaron nëse u bë takimi apo biseduan në telefon, kreu i shtetit tregon se lideri i PD-së i tha se qëndrimin e opozitës e gjen tek deklarata e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili është shprehur se cdo rishikim duhet të parashtrohet dhe vendoset te Këshillit Politik. 

Pra Ilir Meta dhe opozita kërkojnë që Këshilli Politik të mblidhet sërish për cështjen e listave dhe koalicioneve, pra ndryshimet kushtetuese.

"Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.

Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.

PJESË NGA DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit" shkruan Meta. 

Nisma për listat e hapura dhe koalicionet u depozitua në Kuvend nga opozita parlamentare dhe u mbështet nga shumica socialiste, por PD kërcënoi me desatbilitet dhe Presidenti Ilir Meta me mosnjohje të kryeministrit që do të dalë nga zgjedhjet e 2021. Pakti i 5 Qershorit dhe nisma për ndryshimet kushtetuese janë dy drafte të ndryshme u shpreh Edi Rama, të cilat do të miratohen në Kuvend në 30 korrik, por tashmë mbetet për t'u parë si do të rrjedhin ngjarjet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 19/07/2020 17:35

    E ka planin gati ,,rrospia e dibres,,kembet perpjete..

    Përgjigju
  • Tosi: 18/07/2020 08:11

    Ne mbledhjen e se henes do paraqitet drafti i ri i opozites qe do pushtet ne tavoline nga Famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri i cili po i jep doren e fundit draftit.

    Përgjigju
  • GRUPI SHURUPI: 18/07/2020 07:55

    SHIKONI KTO NJERËZ QË DALIN KTU KTO FYTYRA TË PËSHTIRA SI : FATMIR JEVGJIT MEDIU QË I KA DUART ME XHAK E KY BASTARD JO VETËM QË S'SHKON NË BURG PO DEL EDHE DUKE U ZGËRDHYER E ME MAKIN LUKSOZE. IDJOTI NARD NDOKA VAZHDON NË POLITIK KJO TREGON SE ÇFAR NEVELI KA POLITIKA SHIQPTARE. DASH FAQORJA NJË DOPJO MER JAHU ME PAÇE DERRI . E ÇFAR MUND TË PRESËSH NGA KTO LLOI FUNDËRRRINASH QË TË BËJN POLITIK SOCJALE PËR POPULLIN SHQIPTAR. MJER MJER MJER SHQIPRIA.

    Përgjigju
  • Palloshi: 17/07/2020 23:57

    Ky Gazment Bardhi a eshte vellai i Tores? I japin by... keta

    Përgjigju
  • redi: 17/07/2020 18:55

    Dy jane vendimet kryesore qe duhet te marr parlamenti per te pasur nje proces zgjedhor demokratik ;listat e hapura dhe KQZ me komisionet vendore te depolitizuara

    Përgjigju
  • Tirona: 17/07/2020 18:45

    ore kush jane keto antaret e keshillit politik edhe kto kemi manget Ne si taksapagues.Ah, po te jene antare te BE dhe te SHBA dakort se nuk do te paguhen nga taksat tona, ne te kunderten keta te paaftit tane do te bejne nje vrime ne uje, ashtu sic boni komisioni parlamentar per shkarkimin e presidentit, ku per nje vit harxhuan shuma maramendeshme duke varferuar buxhetin e shtetit i cili mbahet nga taksapaguesit.nje komentatore thote: nese nuk dalin me lista te hapura , populli mos te dali ne zgjedhje , por kjo nuk eshte e lehte te arrihet, kjo arrihet nese popullin e mbeshtet pushteti i kater i cili eshte Media ku kjo e fundit duhet qe cdo dite deri ne diten e zgjedhjeve te ngreje zerin fort ne mbeshtetje te popullit per te arritur kete qellim.......

    Përgjigju
  • bandit: 17/07/2020 18:32

    sa shpejt bien dakord midis tyre banditet. eshte vertet fatkeqesi qe per shqiptaret fatet dhe e ardhmja e tyre vendosen akoma nga keto fytyra te uryera.

    Përgjigju
  • O tej: 17/07/2020 17:33

    Nga ndryshojne keta nga banditet

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/07/2020 17:16

    Me listat e hapura do shpëtojm hiq më pak edhe nga shovinizmi ”grek” në Shqipëri....!!! As edhe një një njeri nuk do i jap VOTËN këtyre kriminelve fashist!

    Përgjigju
  • vjosa: 17/07/2020 17:10

    O RAMA MOS U MERR ME KRIMINELET E HAJDUTET E PD DHE LSI,,,PO SHKO NE PARLAMENT DHE VOTONI LISTAT E HAPURA,,,,NE SI POPULL KETE PRESIM....PA LISTA TE HAPURA NE SI POPULL NUK DO DALIM NE ZGJEDHJE....///

    Përgjigju
  • Populli: 17/07/2020 16:12

    Ky rama esht per tu vlersu vetem per qytetari.. sa per tjerat kazan jane te gjithe bashke keto..

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 17/07/2020 15:07

    Hahahahaha po kto bashke jane e njejta bande,po i votuan edhe kete Here banden PS PD LSI Shqiptaret e tregojne vetem si gomeret e europes

    Përgjigju
    • O dule: 17/07/2020 17:03

      Ngele duke qeshur ne cdo koment kujdes se mos te bien dhembet. Po mire ja na thuaj pak per cilen parti te votojne shqiptaret.

    • Une: 17/07/2020 15:21

      Pse jane bashke o gomari i pavarur? Populli eshte ne rregull i jep PS dhe Rames mbi 800 mij vota dhe mbledh mendjen nuk ka kohe per gomaret si puna jote.

  • Arbëri: 17/07/2020 15:00

    Po, por ky takim është thirrur për ta prishur definitivisht at dakordësin e 5 qershorit...!!! O z Rama nuk e kam besuar se edhe ti je i kapluar nga ”frika” ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen