Tre persona banues në Memaliaj, konkretisht në fshatin Salari, Tepelenë, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbjellë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur 'Kubuz' të njësisë administrative Kurvelesh.
Nuk dihet saktësisht numri i fidanëve apo bimëve ose llojit të drogës që këta shtetas, K. Meca, Sh.Kondi dhe M.Kondi kanë mbjellë, por tani ata do të përballen në gjykatë me akuzën e 'prodhimit të lëndëve narkotike'.
Komento