Mbolli drogë në Mallakastër,në kërkim autori 26-vjeçar! Procedohen kryeplaku dhe punonjësi ujësjellësit

Mbolli drogë në Mallakastër,në kërkim autori 26-vjeçar! Procedohen kryeplaku dhe punonjësi ujësjellësit

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur na Mallaksatër, aty ku autori është shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar kryeplaku dhe punonjësi i ujësjellës kanalizimeve në fshatin Poçem.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia ka shkuar në afërsi të lagjes "Belagore" në Poçem ku ka konstatuar disa bimë të mbjella të llojit kanabis sativa. Si rrjedhojë është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kultivimit të bimëve, shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Poçem, dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi A. S., 65 vjeç, si edhe punonjësi i ujësjellës kanalizimeve Mallakastër, shtetasi A. B., 60 vjeç, për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi në tubin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm lagjen "Belagore" autori ka ndërhyrë duke bërë lidhje të paligjshme.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025