Mbrëmja e rakisë në Tirana Backpacker Hostel

Mbrëmja e rakisë në Tirana Backpacker Hostel
Aktivitetet simpatike në Tirana Backpacker Hostel duket se nuk kanë të sosur. Herën e fundit ne folëm për një turne shahu i cili sa vinte e kthehej në një event profesionistësh ndërsa së fundi zbuluam se të rinjtë kryeqytetas të Tirana Backpacker Hostel zhvillojnë edhe një tjetër aktivitet tipik shqiptar.

Bëhet fjalë për “Mbrëmjen e Rakisë”!
Djem e vajza të kryeqytetit dhe jo vetëm, së bashku me turistë të huaj të cilët akomodohen në Tirana Backpacker i ‘kushtohen’ rakisë rreth katër orë, çdo të enjte në mbrëmje. Si fillim stafi i lokalit të Tirana Backpacker Hostel përgatit mezet për rakinë e kumbullës dhe të rrushit, e cila serviret me çmime modeste. Mes mezeve gjen gjizë me arra të shoqëruar me qepë të njoma, pate ulliri, mëlçie, brusketa si dhe nga më të thjeshtat që shkojnë deri tek djathi dhe qepa e thatë.

Nën moton “të kënaqemi pa teprime të mëdha” këta të rinj e të reja kalojnë mbrëmjet e tyre pa shpenzuar shumë para por edhe duke marrë informacione. Kjo pasi pjesë e mbrëmjes së rakisë është edhe shfaqja e materialeve video ku tregohet se me sa mund bëhet pija natyrale e rakisë. Në këtë formë, informacioni interesant shijohet edhe nga turistët e huaj të cilët vizitojnë Shqipërinë dhe akomodohen pikërisht në Tirana Backpacker Hostel. Në përfundim të një aktiviteti të tillë, ka vetëm njerëz të kënaqur, si vendas ashtu edhe të huaj. Nuk rastis asnjëherë që këta të rinj të mund të grinden pasi kanë konsumuar rakinë. Mes miqsh të mirë dhe dashamirës, mbrëmja mbyllet me gëzim.

Mbrëmja e rakisë nuk zgjat pafund!
Ajo nis në orën 20.00 të çdo të enjteje dhe mbyllet në orën 24.00, pasi të gjithë këta djem e vajza që frekuentojnë Tirana Backpacker Hostel, kujdesen që të mos shqetësojnë “lagjen”.

rakia e Edit

Muzikë e mirë!
Mes atyre që frekuntojnë këtë lokal modest, një pjesë e mirë janë artistë, të cilët nuk e mendojnë dy herë të kënaqin miqtë e tyre. Kantautori Ilirjan Pema, një artist i talentuar, performon në mbrëmje si këto, këngët dhe muzikën e tij, të cilën jo shpesh të bie rasti ta dëgjosh. Edhe Marini Beli, nje tjetër kantautor i suksesshëm nuk heziton të marrë një nga kitarat që ndodhen në Tirana Backpacker Hostel dhe të kënaqë “veshët” e pjesëmarrësve.

Në orën 24.00!
Një mbrëmjë e kaluar qetë, mes miqve, muzikës dhe bisedave interesante, mbyllet për ti lënë vendin një tjetër eventi po kaq simpatik. Të dielën këta të rinj do të zhvillojnë një ekskursion me biçikleta në malin e Dajtit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special