Mbrëmje artistike me
Mirush Kabashin në Lion
Duke qenë pjesëmarrës i festivalit të teatrove botërore "Pranvera Evropiane" që mbahet në Lion të Francës nga 22 maji deri më 2 qershor 2012, aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi me kënaqësi pranoi të bëjë një mbrëmje artistike me mërgimtarët shqiptarë të Lionit. Duke qenë një nga mbështetëset kryesore të pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë festival, Shoqëria Shqiptare "Iliria" e Lionit mori përsipër organizimin e kësaj mbrëmjeje artistike.
Duke qenë pjesëmarrës i festivalit të teatrove botërore "Pranvera Evropiane" që mbahet në Lion të Francës nga 22 maji deri më 2 qershor 2012, aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi me kënaqësi pranoi të bëjë një mbrëmje artistike me mërgimtarët shqiptarë të Lionit. Duke qenë një nga mbështetëset kryesore të pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë festival, Shoqëria Shqiptare "Iliria" e Lionit mori përsipër organizimin e kësaj mbrëmjeje artistike. Salla që mban emrin e aktorit të madh Gerard Philippe i shkonte më së miri përshtati mbrëmjes artistike me aktorin e madh shqiptar Mirush Kabashin. Mbrëmjen e hapën tre veprimtarët e njohur të organzimit shqiptar të Lionit me rrethinë: Xhemail Xhemali , Avni Bilali dhe Ledia Dema. Ledia Dema, kryetare e posazgjedhur e Shoqërisë Shqiptare "Iliria" në hyrje paraqiti shkurtimisht aktivitetet e parapara të shoqërisë për të ardhmen si dhe foli për figurën e madhe të Mirush Kabashit. Ajo shprehu edhe njëherë gatishmërinë e veprimtarëve të Shoqërisë Shqiptare "Iliria" që të punojë sa më shumë për prezentimin e vlerave të mëdha kulturore dhe artitike të Shqipërisë në Francë.
Në skenë doli më pastaj i madhi Mirush Kabashi. Ai falënderoi ndër të tjera punën e madhe të Shoqërisë si dhe për nevojën e ruajtjes së identitetit kulturor dhe kombëtar shqiptar. Pjesa e parë e pogramit artistik të Mirush Kabashit përbëhej nga poezitë : "Amë e bijë", "I debuemi", "Shpresë", "Gjuha shqipe", "Monologu i Nënë Terezës", "Ah moj demokraci" e të tjera.
Në pjesën e dytë të programit ishin poezitë " Shqypnija", "Poemë kosovare" si dhe " Porosia e fundit e Skenderbeut". Që nga dalja në skenë deri kur përfundoi kjo mbrëmje artistike, Mirush Kabashi dëshmoi se është i madh. Shumë i madh. Poezitë dilnin nga thellësia e zemrës, i shoqëronte me një qëndrim dinjitoz dhe përcillte ndjenjat tek spektatorët që duartrokisnin meritueshëm pas çdo poezie. Ishin të shumtë ata që e shoqëronin me pak zë artistin e madh, që i kishte kthyer mërgimtarët shqiptarë për ato çaste në Shqipëri tek rilindasit tanë, tek këngët dhe poezitë e tyre që flejnë pambarimisht në zemrat kurbetçare. Na hoqi mallin për vendlindjen dhe na shtoi krenarinë tonë kombëtare me ato krijime të bukura. Nuk është e tepërt të thuhet edhe njëherë se Mirush Kabashi është padyshim një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai e dëshmoi këtë edhe me intepretimin e tij para mërgimtarëve shqiptarë të Lionit dhe rrethinës gjatëësaj mbrëmjeje. Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë me figurat e mëdha të artit siç është Mirush Kabashi. Do të jenë disa prej pjesëmarrësit që fshinin lotët në sy. Lotë që rridhnin nga emocionet e përcjellura tek ata nga Mirush Kabashi. Vajzat e vogla që kishin ardhur me lule iu hodhën në përqafim aktorit të madh. E ndërsa Mirush Kabashi i shtrëngoi fort këto vajza që rriteshin gjithësesi shqiptare në dheun e huaj. As ai nuk mundi të mbajë lotët para këtyre vajzave të vogla.
Aktori i madh shqiptar, tregoi edhe njëherë se është edhe atdhetar i madh. Repertori tij dhe mënyra e prezentimit të pikave artistike ishin mesazhe të qarta atdhedashurie, thirrje kushtrim për mbrojtjen, ruajtjen dhe përparimin e Shqipërisë. Nuk di se si mund ta përçojë këtë frymë atdhetare më mirë e më bukur sesa Mirush Kabashi ?
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.3%
-
Pak
40%
-
Aspak
33.6%
Vota total: 1613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njerëzit e tmerruar, pamjet pasi Hezbollahu lëshoi raketën në fushën e futbollit në Golan
28 Korrik, 09:59
-
Rikthehet vala e të nxehtit, javën që vjen sërish temperatura deri në 40 gradë celsius
28 Korrik, 09:49
-
Orban sërish kritikon Perëndimin
28 Korrik, 09:46
-
Nga Tajlanda në Singapor, ja ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza! Emrat e 99 shteteve
28 Korrik, 09:44
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 4144 pasagjerë, 27 sportele në funksion
28 Korrik, 09:27
-
Harris mesazh të ri për ekonominë, Trump dhe republikanët e kritikojnë për inflacionin
28 Korrik, 09:20
-
Fatos Çoçoli: Pse BE na dhuron 136 milionë euro?
28 Korrik, 09:06
-
Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit
28 Korrik, 08:52
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!
28 Korrik, 08:30
-
Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan
28 Korrik, 08:12
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik, 07:55