Murinjo është një gjeni, ndërsa “Galaktikët “ rikthehen në fron furishëm duke zbritur me këmbë në tokë Manchetser City-n. 90’ minuta të cmendura në stadiumin “Santiago Bernabeu” që do të ngelin gjatë në memorie për të gjithë të pranishmit, por jo vetëm. Murinjo kishte të drejtë kur deklaronte se City mund të pretendojnë gjithcka, por jo historinë e Realit të Madridit. Mbrëmja e së martës ka qënë për “kornizë”, pasi ka dhuruar shumë emocione, spektakël, ritëm, shpirtë gare, grindë, gola, zemërim dhe padyshim “Fair Play” duke qenë një reklamë mjaft e mirë për një kompeticionin më elitar për klubet në Europë. Super sfida ka nisur me shumë të papritura në kampin madrilèn, Murinjo si gjithmonë ka surprizuar duke ulur në stol, jo pak, por katër futbollistë klasi si Ozil, Benzema, Modric dhe Ramos. Mbrojtja iu besua të riut Varne, ndërsa në mezin e fushës, pa mbërritur mirë në Spanjë, Essien ka qënë në formacionin e parë. Sakaq, Mancini kundërpërgjigjet me formacionin më të mirë. Fraksioni i parë i ndeshjes ka qenë më shumë studius për të dy ekipet që përqëndrohen në mezin e fushës.

Emocionet e vërteta ishin rezervuar në 45’ minutat e dyta. Fillimisht është Reali që tenton me Higuain, por ky i fundit nuk është në ditën e tij më të mirë. Atë që nuk e bën Higuain, e bën i sapofuturi në fushë për Manchester City-n, boshnjaku Dzeko, pasi merr një assist nga Ture pas një aksioni personal dhe i vetëm me portierin Iker Casillas nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë duke vendosur heshtjen në “Bernabeu”. Reali nuk pajtohet me rezultatin duke u hedhur në sulm, Marcelo dhe Ronaldo provojnë me të gjitha mënyrat, por Mancini vendos “katenaçon” duke bllokuar gjithcka. Pas disa tentativave, Marcelo nuk ndalet dhe këtë herë surprizon nga distanca me një goditje potente që ndalet në rrjetë. Nga stoli Murinjo bën thirrje që nuk ka kohë për festë, dhe kishte të drejtë mbrëmja sapo kishte filluar. 5 minuta nga fundi, Kolarov me një goditje të lirë, falë dhe ndihmës së Alonsos kalon City-n në avantazh.

Vendasit nuk pajtohet dhe pas dy minutave barazojë shifrat me Benzema-në pas një lëvizje të bukur në zonë. Goli rrit besimin për një fitore të mundshme, Murinjo nga stoli sposton ekipin të gjithë në sulm për gjithcka ose asgjë dhe rezultati nuk mungon. Në fund, atëherë kur e thërret detyra, Ronaldo është aty duke realizuar të gjitha pritshmëritë dhe mbyllur gojët e liga me një perlë që lë të shtangur miqtë, ndërsa Murinjo “shfryn” duke vrapur nga stoli drejt fushës, ashtu sikur di vetëm ai. Ky është Reali i Murinjos!


Dinamo Zagreb 0 - 2 FC Porto
Paris S.G. 4 - 1 Dynamo Kyiv

Montpellier 1 - 2 Arsenal
Olympiakos 1 - 2 Schalke

AC Milan 0 - 0 Anderlecht
Malaga 3 - 0 Zenit St. Petersburg

Borussia 1 - 0 Ajax Amsterdam
Real Madrid 3 - 2 Manchester C.


(d.b/shqiptarja.com)