Reali i Madridit ka provuar humbjen e parë për këtë edicion në Champions League në Gjermani përballë ekipit të Borusias së Dortmundit me rezultatin 2-1.

Madrilenët kanë dominuar lojën nga minuta e parë, por vendasit janë treguar më të saktë në finalizm duke shënuar dy herë dhe marrë tre pikë mjaft të rëndësishme.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Fillimisht janë vendasit që kalojnë në avantazh me Levandovskin në minutën e 36'.

Gëzimi i vendasve zgjat vetëm dy minuta pas Ronaldo barazon për Realin. Schmelzer në pjesën e dytë shënon golin e fitores për Borusian duke mposhtur madrilenët.

Në grup situata komplikohet akoma më shumë pasi edhe Manchester City humbet në Hollandë përballë Ajaksit.

Milani ka shënuar një tjetër rezultat negativ në Spanjë përballë Malagës duke humbur me rezultatin minimal 1-0. Fitorja e Zenitit rihap luftën për vendin e dytë.

Surpriza tjetër ka ardhur në grupin B, aty ku Arsenali ka humbur në shtëpi me Shalken 0-2. Porto dhe Parisi në grupin A, kalojnë pa probleme.


(d.b/shqiptarja.com)