Një mbrëmje speciale ka qenë për dy futbollistët e ekipit shqiptar Odise Roshi dhe Edmond Kapllani që luajnë me ekipin e Frankfurtit në Bundesligën e Dytë Gjermane. Kuqezinjë i kanë dhënë fitoren ekipit të FSV Frankfurt përballë St. Paulit me dy golat e tyre nga një për secilën pjesë të ndeshjes. Ndeshja ka nisur mjaft mirë për vendasit e Frankfurtit që kalojnë në avantazh vetëm 7' minuta pas fillimit të lojës me autor vlonjatin Odise Roshi. Shqiptari ishte harrur nga miqtë, por Roshi përfiton duke treguar cilësitë e tij më të mira dhe shënuar golin e parë të ndeshjes për Frankfurtin.
Me golin e Odise Roshit u mbyll edhe pjesa e parë e sfidës, 45 minutat e dyta nisin mirë për ekipin e St. Paulit që barazon shifrat me Gintszek në minutën e 58'. Por mbrëmja e shqiptarëve nuk kishte mbaruar ende, pasi 4 minuta më pas, në të 68' radhën e ka futbollisti tjetër shqiptar Edmond Kapllani që shënon një gol të mrekullueshëm duke e bërë Frankfurtin të flasë shqip. Goli i Kapllanit i ka dhënë tre pikë mjaft të vlefshme Frankfurtit duke e ngjitur në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme. Spektatorët në stadium kanë duartrokitur gjatë dy shqiptarët që shënuan dy golat e vetëm të ndeshjes për Frankfurtin. Paraqitja e Kapllanit duket se ka bindur edhe trajnerin e kombëtares Xhani De Biazi për ta ftuar në kombëtare për dy ndeshjet e muajit tetor për eleminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com