Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave

Duke u kthyer në një traditë, Mbrëmja Ceremoniale për sportistët në Shqipëri u mbajt edhe këtë vit, ku u nderuan sportistë që kanë bërë krenar vendin tonë në disiplinat përkatëse gjatë 2024, si dhe u bë një rezyme e suksesve të regjistruara në sportin shqiptar gjatë vitit që lamë pas.

I pranishëm në këtë mbrëmje gala ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili para fjalimit i dorëzoi trofeun e mbrëmjes çiklistes Nebilia Kabetaj, e cila ka arritur të 'korrë' fitore të shumta në disiplinën e saj, në disa gara jashtë vendit.

Fillimisht, Rama theksoi vlerësimin e tij për punën e bërë nga Komiteti Olimpik Shqiptar, nën drejtimin e Fidel Yllit.

Ishte vërtet nder edhe kënaqësi që mu dha mundësia t’i dorëzoj këtë trofe të ceremonisë së përvitshme të Komitetit Olimpik një vajze të re, një çiklisteje shqiptare, e cila stërvitet në Itali, por përfaqëson vendin tonë dhe është një nga premtimet e mëdha të një gjenerate sportistësh dhe sportistesh që nën shembullin heroik të Elezit dhe të Federatës që ai drejton, edhe të nxitur nga “xhelozia” për skuadrën e kampionëve që Elezi ka, janë duke u shfaqur në disa disiplina dhe përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës dua realisht të bëj një vlerësim për kryetarin e Komitetit Olimpik duke kapërcyer konfliktin e interesit që kama, si një shok qysh nga koha e sportit, po për hir të vërtetës, më shumë sesa shok në atë kohë Fidelin unë e kam pas idhull sepse ishte një kampion që kishte një famë të madhe në botën e sportit dhe në botën e femrave dhe rreshtonte vit pas vitit titujt e kampionit, duke i bërë të gjithë të çuditeshin për faktin që kur e shikoje nuk ishte si mundësat e tjerë, por ama kur shkonte në tapet i vinte poshtë të gjithë ata që dukeshin më të fortë sesa ai. Edhe më duket se e njëjta gjë ndodh edhe Komitetin Olimpik.

Është shumë e vërtetë unë kam qenë shumë i prekur pozitivisht kur Ppresidenti i të gjithë Komiteteve, Thomas Bach më ka shprehur konsiderata të jashtëzakonshme për Komitetin Olimpik Shqiptar, më ka shprehur konsiderata të jashtëzakonshme për pasionin për organizimin, për seriozitetin dhe për  faktin që pavarësisht se është një komitet shumë i vogël është dalluar sipas fjalëve të tij dhe unë e kuptoj shumë mirë pse-në për një sërë inovacionesh që ka sjell qoftë me lëvizjen e madhe sportive të shkollave, qoftë me transmetimet dixhitale të aktiviteteve të Komitetit, të federatave, qoftë dhe së fundmi edhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe unë e kam prit prej kohësh këtë dyqanin e Komitetit për veshjet sportive që faktikisht janë vërtet të nivelit të lartë edhe që kam shumë besim që do të sjellin të ardhura edhe për komitetin.

Prandaj edhe sot unë nuk iu përgjigja ftesës së Fidelit për të ardhur me papion edhe me frak, po erdha kështu sepse kam atletet e Komitetit Olimpik që në fakt si ekspert atletesh që jam mund të them që do të bëjnë shumë sukses nëse do t’i bëjmë pak promovim. Edhe nuk duhen shumë njerëz për t’i promovuar, na mjafton Fideli, Elezi këta fituesit e medaljeve edhe një fushatë publicitare e drejtuar nga vetë kryetari i Komitetit Olimpik që juve e dini të gjithë shumë mirë, se kur vjen puna te veshja është një hap përpara ne të tjerëve. Duke falënderuar dhe duke vlerësuar Komitetin, në fakt unë nuk e harroj që në fund të fundit Komiteti është ombrella e federatave dhe dua ti shpreh konsideratë të posaçme drejtuesve të një sërë federatash, presidentëve të një sërë federatash.

E përsërita disa herë emrin e Elezit dhe e përsëris vetëm për një arsye, se jam solidar me të për faktin që ka shumë sulme nga shumë xhelozi që e rrethon për sukseset, por pa diskutim që një konsideratë  edhe një vlerësim të veçantë për gjithë çfarë bëjë përditë dhe çfarë i kanë dhënë fanellës sonë në të gjitha nivelet, duke filluar nga moshat e vogla meritojnë edhe federatat e tjera, Federata e Mundjes, Federata e Shahut, Federata e Atletikes, shpresoj që konflikti konstruktiv në Federatën e Atletikës të zgjidhet me sukses edhe të gjithë të bashkëpunojnë, pavarësisht se kush është presidenti i federatës sepse në atletikë i kemi shumë pak ata që janë më të mirët për të pas një ndarje mes tyre, kështu që do t’i bëja thirrje që të jenë bashkëpunues edhe të mos djegin jorganin që sapo ka filluar të zgjerohet për një plesht siç është karrigia e presidentit. Dua të falënderoj presidentin heroik të Federatës së Skive që është një shembull më vete se deri ku mund të na çoje pasioni dhe do iu kërkoj ndjesë në qoftëse harroj ndonjë, por pa diskutim të gjithë ju që jeni këtu meritoni të gjithë vlerësim dhe të gjithë respektin dhe mirënjohjen për të gjithë kontributin  tuaj qoftë në fushën e betejës sportive, qoftë si trajner, qoftë si staf mbështetës apo qoftë si pjesë e stafeve teknike të federatave",-tha Rama

Ai nënvizoi që mbështetja e qeverisë shqiptare për sportin, do të rritet ndjeshëm.

dua t’ju siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit duke sjellë rritje  kontributi financiar për Komitetin do ta rrisim më tutje. Për hir të së vërtetës unë kam parë ato bilancet e rezultateve që më ka sjellë Fideli dhe shumë kampionë në moshat më të reja, ç’ka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin sepse kemi marrë përsipër mbështetje specifike për kampionët pr të jeni të sigurtë që ne do të qëndrojmë në këmbë me dinjitet dhe do t’i përgjigjemi të gjithë angazhimeve të marra për të gjithë sportistët elitarë ndërkohë që do t’i bëja thirrje Fidelit që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të zgjerojë disiplinat sportive nëpër shkolla.

Nuk mjafton të kemi vetëm volejboll dhe basketboll femra dhe meshkuj, por duhet të fusim dhe sportet e tjera.  Nuk kanë kosto të mëdha, janë po aq kërkuese nga pikëpamja e masivitetit por janë të domosdoshme dhe na duhet një organizim që sa më parë të kemi në shkolla shahun, të kemi në shkolla mundjen, të kemi në shkolla peshëngritjen, të kemi në shkolla të gjitha ato disiplina që edhe në rastin e këtyre sporteve, nuk është e thënë që të nxjerrin nga shkollat sportistë që do fitojnë kampionate por do të shtojnë vlerën edukative dhe peshën e sportit në jetën e më të rinjve duke i ndihmuar që të zhdërvjelltësohen në ato sporte ku kanë më shumë prirje edhe nëqoftëse në fund fare do t’ju mbetet thjesht si pjesë e kulturës sportive dhe nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë me kompeticionet.

Kështu që i dashur Fidel na duhet ta zgjerojmë gamën e aktiviteteve në shkollë dhe ne jemi gati si gjithmonë ta mbështesim KOKSH-in me të gjitha forcat tona duke pasur parasysh edhe sekretarin e jashtëzakonshëm të përgjithshëm që ke dhe që i bëre dhe një vlerësim të veçantë këtu",- theksoi ai.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)