Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
Rama në takimin me diasporën në Athinë
Vetëm 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë të shqiptarëve, disa prej drejtueseve politikë të qarqeve.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi është marrë sot në mbledhjen që kryeministri Rama mbajti në selinë rozë me drejtuesit politikë, ku është bërë me dije se së shpejti do të rifillojë turi i diasporës në Greqi dhe Itali, aty nga ku pritet të jetë edhe numri më i lartë i pjesëmarrësve në zgjedhje.
Takimet në Athinë do të nisin nga kjo fundjavë, një grup prej të cilëve do të nisen që ditën e shtunë. Në Athinë do marrin pjesë në takime, Drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi së bashku me kryetarin e bashkisë Ermal Dredha, drejtuesja politike e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro me kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi, si edhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku me me kryetarin e bashkisë, Armando Subashi.
Ndërkohë, drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla do të marrë pjesë në takimet me shqiptarët në Itali.
PS pritet të sigurojë edhe asistencë për emigrantët që do të regjistrohen në platformën e KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që të maksimizojnë votën e diasporës. Kryeministri Rama ka lënë porosi ngritjen e disa pikëtakimeve që do të shërbejnë si pika informimi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
80.1%
-
Pak
15%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Fusim AI në Kadastër’, Rama: Intervistat në Prokurori bëhen si në epokën e gurit! Duhet korrigjuar me urgjencë
21 Mars, 12:57
-
Korrupsioni/ KiE: Shqipëria plotësoi detyrat! Rama: SPAK marrje në pyetje pa audio e video si në epokën e gurit, do e korrigjojmë! Vazhdojmë me hapjet e kapitujve, ndryshe nga çfarë ka thënë këneta
21 Mars, 12:42
-
Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë
21 Mars, 12:39
-
Basha ironizon Ramën: 7x7=313! Më në fund s’ke gënjyer, 2021 ishte i demokratëve, por ti i vodhe zgjedhjet
21 Mars, 11:53
-
‘Gjynah ta hidhni votën në kënetë’, Rama-prindërve demokratë: Mos e çoni dëm por jepjani PS! Jepuni fëmijëve pasaportën evropiane
21 Mars, 11:43
-
PS me ofertë ekonomike për mandatin 4: Dyfishim pensionit minimal, 1000 € paga mesatare! Të ardhurat për frymë mbi 15 mijë €! Plani për taksat dhe investimet
21 Mars, 11:41
-
Rama: Nuk na vjen mirë kur dikush që ishte mes nesh të ndodhet në duart e drejtësisë
21 Mars, 11:34
-
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
21 Mars, 10:47
-
'A je nipi i Enver Hoxhës?', Rama pyet ministrin e Brendshëm: Më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin
21 Mars, 10:40
-
Rama: Këneta politike t’i marrë të keqen kënetës së Durrësit! Po e transformojmë përditë
21 Mars, 09:44
-
Rama: PS-ja sot sikurse PD-ja më 1992, në momentin dhe kohën e duhur për anëtarësimin e vendit në BE! S’kemi kohë të torollisemi, duam votë të thellë
21 Mars, 09:28
-
Rama: Më 11 maj duam rezultat të thellë, zgjedhjet të rëndësishme sa të vitit 1992! Ata duan të shkrijnë SPAK, mos ia jepni votën kënetës
21 Mars, 09:08