Mbrëmja e 'paqes'! Barcelona nuk bind në Europa League, vetëm Braga arrin në fitojë, 3 sfida ndahen në barazim

Mbrëmja e 'paqes'! Barcelona nuk bind në Europa League, vetëm Braga arrin në fitojë, 3 sfida ndahen në barazim

Katalanasit e Barcelonës nuk kanë shkuar më shumë se një barazim përballë gjermanëve të Eintracht Frankfurt.

Vendasit realizuan të parët me anë të Knauff në minutën e 48, e ndërsa Barcelona arriti të shënonte me anë të Ferran Torrës në minutën e 66 duke barazuar shifrat pas një aksioni fantastik.

Ndërkohë, Braga arriti të fitonte minimalisht 1-0 përballë Rangers, e ndërsa West Ham dhe Olimpik Lion u ndanë në barazim 1-1.

Më heret në 18:45 gjermanët e Leipzig po ashtu barazuan përballë italianëve të Atalantas, ku miqtë ishin të parët që realizuan me anë të Muriel. Gjermanët shpërdoruan një penallti me anë të Andre Silvas, por më pas topi përfundoi në rrjetë si autogol nga ana e Zappacostas.
 

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm