Për berat Gjimshitin mbrëmja e sotme do të jetë tepër e veçantë. Futbollisti i kombëtares shqiptare që laun për Atalantën ka ditëlindjen, por jo vetëm kaq. Ai sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e formacionit për skuadrën e tij kur sonte të zbresë në fushë për ndeshjen e Champions League.
Atalanta do të diskutojë me Valencia-n fazën e 1/8, që është edhe faza më emocionuese e këtij kompeticioni të jashtëzakonshëm. Deri më tani vetëm dy futbollistë të kombëtares kanë bërë të njëjtën gjë si Gjimshiti. Ata janë Hysaj me Napolin dhe Xhaka me Bazelin.
Gjithsesi për qendërmbrojtësin që mbush 27 vjeç do të jetë disi më e veçantë. Të keshë ditëlindjen, të luash me Valencia dhe sfida të jetë për 1/8 e Champions Leagu padiskutim nuk është pak. Mbi të gjitha, me siguri pothuajse të gjithë shqiptartët, futbollistin e urojnë për ditëlindje me një gol.
Do kete pire shume per ditelindje se as ne stol s'e ka Xhimshitin, lere me ne formacionin baze.
Përgjigju