TIRANE - Është organizuar në ambientet e rezidencës italiane në Tiranë një mbrëmje për prezantimin e ushqimeve bio si dhe gatimeve të shëndetshme.
Alessandra Garzillo doktoresha italiane e njëkohësisht një specialiste e kuzhinës natyrale demostroi për të pranishmit disa nga gatimet e saj natyrale e të shëndetshme.
Ajo tregon për A1Report se cilat janë përfitiminet e të ushqyerit shëndetshëm.
"Të hash shëndetshëm është sekreti i të qenurit mirë. Ushqimi është mënyra e parë për tu mbrojtur nga të gjitha sëmundjet kronike, duke nisur nga infarkti deri tek diabeti e të gjitha sëmundjet e tjera të këtij lloji. Të qenurit në formë të mirë dhe të shëndetshëm mund të arrihet vetëm nëse jemi të kujdesshëm në atë që ne zgjedhim të hamë dhe me ushqimet natyrale jemi gjithmonë e më shumë të mbrojtur nga çfarëdolloj sëmundjeje," - thotë doktoresha.

Mbrëmja u organizua nën kujdesin e veçantë të gruas së ambasadorit italian Carolina Gaiani dhe të pranishmit në këtë aktivitet dhanë donacione të cilat shkojnë për rikonstruksionin e shtëpisë së foshnjes në Durrës. Lidhur me këtë doktoresh Garzillo thotë:
"Ne kemi dashur të përcjellim dy mesazhe pozitive: atë të bamirësisë për shtëpinë e foshnjes që është një nismë e ndërmarrë nga gruaja e ambasadorit italian zonja Carolina Gaiani për të mbledhur më shumë fonde, por edhe mesazhin për tu ushqyer në mënyrë të shëndetshme për të qenë mirë. Ky është një mesazh shëndeti."
E pranishme në mbrëmje ishte edhe Drejtoresha e Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, Heroina Duka e cila tha se evente të tilla bamirësie janë mjaft të rëndësishme për fëmijët jetim.

Ushqimi i shëndetshëm është sekreti i të gjitha kohërave për të evituar çdo lloj problemi shëndetësor e për të jetuar më gjatë. Por kur gatimet me ushqime të shëndetshme promovohen për një kauzë bamirësia kjo i shton edhe më shumë vlerat e tyre.

Foto të tjera

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com