TIRANE- Sheshi “Nënë Tereza” ka rifituar qetësinë dhe paqen që është dëshiruar prej kohësh. Institucionet përreth tij tashmë ndriçohen e duken sikur ekspozojnë linjat e tyre. Ndërkohë, në Universitetin e Arteve puna duket se vazhdon dhe në orët e vona të natës. Transformimi i këtij universiteti është i dukshëm nëse bëjmë një krahasim se si ka qenë dhe si u bë. Ajo që bie në sy është heqja e shkronjave të emrit të Universitetit të arteve , ndoshta për të ndryshuar shkrimin ose shkronjat.
Muzika e pianos, që vjen nga Akademia e Arteve, duket sikur shkrihet me bukurinë natyrore të Liqenit Artificial që tani duket më afër se kurrë.
Në gjithë lëvizjet përreth këtij sheshi ajo që bie më shumë në sy është puna e palodhur që po bëjnë punëtorët për vendosjen e altarit.
Projekti i altarit tashmë ka nisur rrugën e realizimit të tij sipas fotove të bëra publike ajo që bie në sy është dhe kombinimi i dy ngjyrave kuq e zi.
Ndërsa hapësirat që deri pak ditë më parë ishin të zaptuara nga ndërtimet janë kthyer në hapësira të gjelbërta.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO