Mbrëmje speciale për Hysaj, kushëriri i Elseidit debuton me ekipin A të Napolit

Mbrëmje speciale për Hysaj, kushëriri i Elseidit debuton me ekipin A të Napolit

Daniel Hysaj

Napoli fitoi dje 2-3 me Antalyaspor në një test miqësor të zhvilluar në Antalia, aty ku kryesuesit e Serie A po zhvillojnë një fazë përgatitore në prag të rinisjes së kampionatit italian.

Në këtë duel me ekipin A të Napolit debutoi edhe Daniel Hysaj, djaloshi 18 vjeçar që luan me ekipin U-19 të Napolit. I lindur në Altamura dhe pjesë e U-21 të Shqipërisë, kushëriri i Elseid Hysaj ka bërë hapin e madh duke u afruar nga Spalletti në ekipin e parë.

Daniel Hysaj u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë duke zëvendësuar Mario Rui, për të luajtur 45 minuta. Hysaj luan në qendër të mbrojtjes dhe në mesin e fushës si shkatërrues, teksa ka dalë nga akademia e Barit për të kaluar te Napoli në 2020. Me maskë për shkak të një dëmtimi, për Daniel Hysaj mbrëmja e djeshme do mbahet mend gjatë në karrierë pasi debutoi me ekipin A të Napolit.

Daniel Hysaj

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas