Dy pengjet e Lili Cingut, nipi: E donte jetën, në spital thoshte ‘sikur të kërcej’! Kortezhe nga diaspora dhe Shkupi: Krenarë për 'hyjneshën e valles shqiptare'

Është vallëzimi i fundit i Liljana Cingut në shtëpinë e saj të artit, Teatrin e Operas dhe Ansamblit Popullor...

“Ka qenë një njeri që i donte të gjithë, po shumë pak e kuptonin atë” shprehet nipi i saj Genci Mehmetukaj.

Të afërm, miq, kolegë e dashamirës i japin këtë të martë lamtumirën e fundit.

“Ka qenë nder për mua të mësoja prej saj, të ndaja skenën me të. Që në fillimet tona kur sapo kishim nisur shkollën, ne e shikonim si një figurë të paarritshme. Si një idhull”, shprehet Emiljana Bajo, valltare në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.

“Mbretëresha e valles shqipe”, zonja fisnike e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, fjalëmbël dhe me një elegancë të pashoq u shua këtë të hënë në moshën 73-vjeçare. Në spital ku bënte betejën e saj me një sëmundje të rëndë, vizitat kanë qenë të shumta.

“Ishte shumë energjike! Dhe në spital kërkonte të bënte valle. Çohej, ndonëse ishte e pamundur dhe thoshte: Sikur të kërcej dhe këtu!” , tregon Mehmetukaj.

Ndau skenën me figurat ikonë si Besim Zekthi apo Rexhep Çeliku, u dha jetë heroinave të koreografëve si Panajot Kanaçi e Agron Aliaj.

“Ne takoheshim dhe në bisedat tona shfaqej meraku për Ansamblin, sepse figurat e tyre nuk i zëvendësonte dot njeri”, shprehet këngëtarja Irini Qirjako, e cila ka qenë pjesë e Ansamblit.

 Nga “Vallja e maleve” te “Luftëtarët e lirisë”, me lëvizjet e saj të pangatërrueshme, Lili e përshkoi në valle gjithë shqiptarinë.

“Kishim folur për një projekt. Për një koncert recital me simbolikat dhe personazhet që Lili ka interpretuar në skenë, por fatkeqësisht jeta është e tillë dhe ajo u nda fizikisht, mirëpo ky projekt nuk do të ngelet, pasi ne do ta çojmë përpara”, shprehet Sokol Marsi, drejtor artistik i Ansamblit.

Ndonëse arriti çdo kulminacion artistik, në zemër kishte ende projekte e dëshira.

“Një nga pengjet e saj ishte vallja “Oshëtima e maleve” dhe Lili e kishte merak që ta ngrinte në skenë atë vallem dhe Lili fliste edhe ditët e fundit për gjë të tillë. Uroj t’ia çojmë amanetin deri në fund. ”, tregon valltari Genc Kastrati.

Në homazhe ka të pranishëm nga diaspora, Kanadaja ku u zhvendos në ’97-ën apo Nju Jorku, vende në të cilat çoi vallen tonë. Me Shkodran Tolajn, kanë ardhur edhe nga të rinjtë e Ansamblit të Maqedonisë së Veriut.

“Me të vërtetë jemi të emocionuar sot por edhe aq krenar që Shqipëria e ka ngrit një Lili Cingu dhe ne do të vazhdojmë patjetër rrugën e saj”, u shpreh artisti Shkodran Tolaj, drejtor i Ansamblit në Maqedoninë e Veriut.

Tolaj kujton daljen e fundit skenike të Cingut, gjatë nëntorit të 2022-shit në Manastir e një muaj më pas në Shkup, ku ngriti në këmbë 800 spektatorë.

“Lili pas shumë vitesh ishte në Shkup dhe me të vërtetë që salla ishte e tjembushur dhe Lili i ngriti të gjithë në këmbë”, tregon  më tej Tolaj.

Ndërsa në Tiranë vallen e fundit e kërceu për Panajot Kanaçcin.

“Para dy vitesh punoi me Ansamblin për pothuaj 6 muaj për një projekt që ishte për profesor. Panajot Kanaçin dhe Lili aty ishte edhe koreografe, dhe koreopetitore dhe valltare në skenë. Ishte një motivim për të rinjtë ta shikonin të kërcente, aq elegante dhe të fortë”, shprehet valltari Genc Kastrati.

Liljana Cingu, u angazhua me kërcimin që në moshën 12-vjeçare, ndërsa 4 vite më vonë ishte pjesë e Ansamblit mes profesionistëve.  Prej atëherë jetoi me pasionin për vallen shqipe deri në frymën e fundit...

“Lili Cingu largohet nga ne, por vetëm fizikisht, sepse shpirtërisht ajo do të mbetet tek ne, me artin, humanizmin e saj”, shton Kastrati.

Liljana Cingu u përcoll sot për në banesën e fundit në Tufinë, duke lënë pas imazhin e patjetërsueshëm si “shtojzovallja” ikonë e valles shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
Ndarja nga jeta e valltares Liljana Cingu, Basha: I hidhëruar, ngjiti vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës

1707162742_lilicingu.JPG

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të valltares Liljana Cingu.

Basha shkruan se Cingu e ngjiti vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.

“I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta i ikonës dhe “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Falë talentit dhe punës së saj të palodhur, Lili Cingu ishte pararojë e një brezi të ndritur artistësh që e ngjitën vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.

Ndarjet janë përherë të dhimbshme, por artistët si Lili Cingu jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Cingu, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e mjeshtres së madhe! U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it