Mbretëresha Elisabeth feston 95 vjetorin, në atë që kosiderohet ditëlindja më e trishtuar pas vdekjes së Princit Philip

Mbretëresha Elizabeth, mbush sot 95-vjeç, por për të kjo do të jetë ditëlindja më e vetmuar pas vdekjes se bashkëshortit të saj Princit Philip, vetëm pak ditë më parë.

Gjatë ditës së sotme mbretëresha do të ketë vizita të vazhdueshme në shtëpinë në Windsor, por pa festimet e zakonshme për sovranen.

Sipas traditës, përvjetori nderohet publikisht nga Mbretëria e Bashkuar në Qershor, me paradën e Trooping the Color, e pezulluar në vitin 2020 për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë. Por ditëlindja e vërtetë në 21 Prill dhe zakonisht është më e rezervuar. Festa është  e pamundur këtë vit, duke pasur parasysh atmosferën e dhimbjes për vdekjen e Dukës 99-vjeçar të Edinburgut, burrit dhe mbështetjes më të madhe të Elizabeth II për mbi 73 vjet, por që në asnjë rast nuk do të ndalojë fëmijët, nipërit dhe bashkëshortët e tyre t'i qëndrojnë afër asaj.

Këtë vit nuk do të ketë përshëndetje me armë nga Kulla e Londrës dhe as në parkun Hyde të kryeqytetit ku zakonisht festohet ditëlindja e mbretëreshës

Sipas burimeve të cituara nga The Sun, vajza e saj Anna, Dukesha e Cornwall, Camilla dhe Kontesha e Wessex, Sofia, bashkëshortja e Edward, do të alternohen në vizitat që do t’i bëjnë mbretëreshës. Në të kundërt Kate, Dukesha e Kembrixht, e cila nuk do të vizitojë mbretëreshën, e cila për shkak të moshës nuk është vaksinuar ende.

Princi Philip, i cili u martua me Elizabeth në 1947, vdiq më 9 prill në moshën 99-vjeçare. Familja mbretërore i bëri nderimet e fundit patriarkut të familjes në varrimin e tij të shtunën në Windsor Castle.

Për shkak të kufizimeve të Covid-19, mbretëresha u ul e vetme gjatë shërbimit të princit Philip, të cilin ajo e ka përshkruar si “forca dhe qëndresa” e saj.

Elizabeth, e cila lindi në 21 prill 1926, në Bruton Street, në Londrën Qendrore, u rrit duke mos pritur të bëhej mbretëreshë. Babai i saj, George VI, mori kurorën vetëm kur vëllai i tij i madh Edward VIII abdikoi në 1936 për t’u martuar me të divorcuaren amerikane Wallis Simpson. Ajo mori fronin në 1952 në moshën 25-vjeçare dhe tejkaloi stër-gjyshen e saj Mbretëresha Victoria si monarkja me mbretërimin më të gjatë në Britani në shtator 2015.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
Në 95-vjetorin e saj lindjes, Mbretëresha kujton e Princin Philip

Është 95 vjetori i saj sot, por ajo ka zgjedhur që mesazhi e ditëlindjes t’I kushtojë pikërisht princit të ndjerë Philip.  Në mesazhin e saj ajo ka theksuar se është e shkatërruar nga humbja e bashkëshortit të saj për 73 vjet.

 “Me rastin e ditëlindjes sime të 95-të sot, kam marrë shumë mesazhe me urime, një fakt që e vlerësoj në mënyrë të paimagjinueshme. Në një kohë kur ne si familje po kalojmë një kohë trishtimi të madh, është një ngushëllim për ne të shohim dhe dëgjojmë fjalët ndaj burrit tim si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Komonuelth si dhe në të gjithë botën. Familja ime dhe unë dua të ju falënderoj për mbështetjen dhe mirësinë që na keni treguar gjatë ditëve të fundit. Ne u prekëm thellë dhe kjo na kujton se sa ndikim kishte Filipi në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij “, thuhet në postimin në postimin e Mbretëreshës.

Ditëlindja e këtij viti është ndër të rallat raste që nuk do të ketë festime publike për ditëlindjen e Mbretëreshës pasi kanë kaluar vetëm disa ditë nga varrimi i Princit Philip.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!