Mbretëria e Bashkuar heq kufizimet, Johnson kërkon kujdes ! Të rinjtë festojnë rikthimin në normalitet: Ka qenë nata më e mirë e jetës sonë!

Pas muajsh të gjatë kufizimesh, nga dita e sotme qytetarët britanikë mund të shijojnë lirinë. Në vend tanimë janë hequr shumica e kufizimeve, megjithatë kryeministri britanik ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm.

“Nëse nuk e bëjmë tani duhet të pyesim veten, kur do ta bëjmë ndonjëherë. Ky është momenti i duhur, por ne duhet ta bëjmë atë me kujdes. Duhet të kujtojmë se ky virus është fatkeqësisht akoma këtu, ” shtoi ai

Në vend nuk ka më kufizime se sa njerëz mund të takohen ose të marrin pjesë në aktivitete, ndërsa klubet e natës janë gjithashtu të hapura pas mesnate.

Përdorimi i maskës nuk është më I detyrueshëm, por mbajtja e saj në disa ambiente është e rekomandueshme.

Në një kohë kur kryeministri dhe sekretari i shëndetësisë kanë paralajmëruar për rritje të rasteve dhe për shumë kujdes. Qytetarët britanikë nuk kanë nguruar ta shprehin lumturinë e tyre. Rihapja e 12,000 lokaleve të natës është pritur me padurim nga britanikët dhe afër mesnatës radhë të gjata u krijuan jashtë klubeve. Sapo akrepat e orës treguan mesnatën, në hyrje të lokaleve shpërthyen konfeti dhe turma shpërtheu në brohoritje dhe britma gëzimi. Nuk kërkohet asnjë provë apo test negativ, nuk nevojiten pasaporta Covid.  Askush nuk donte të fliste për rastet në rritje të koronavirusit ose rreziqet - ata thjesht donin të kërcenin. Dhe për herë të parë pas 16 muajsh ata mundën.

 “Është pak si Viti i Ri apo jo? Do të jetë një natë e veçantë,” thotë Chloe Waite, 37 vjeçe për The Sun.

"Ka qenë nata më e mirë e jetës sonë. Ne e kemi pritur këtë moment që kur kemi mbushur 18 vjeç. Duket sikur jeta jonë është kthyer më në fund në normalitet " tha Mollie, një i ri 20 vjeçar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës