Mbretëri e Bashkuar, iu gjetën 400,000 paund cash dhe 80 kg kokainë, shkatërrohet banda shqiptare në Londër

Mbretëri e Bashkuar, iu gjetën 400,000 paund cash dhe 80 kg kokainë, shkatërrohet banda shqiptare në Londër

4 shqiptarë kanë përfunduar në pranga në dy operacione të ndryshme në Mbretërinë  e Bashkuar pas një bashkëpunimi mes  oficerëve të krimit të organizuar të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA) dhe njësisë së Policisë Metropolitane.

Mediat angleze raportojnë se dy nga të arrestuarit janë Arjel Selfo, 41 vjec dhe Ardit Saraseli 29 vjeç banues në Arctic House, në Londër, të cilëve u është sekuestruar 80 kg lëndë narkotike me vlerw 3.2 milion sterlina.

Të dy ata të premten u akuzuan trafikim të lëndës narkotike të klasit A si dhe për pastrim parash të ardhura nga krimi. Gjatë kontrollit të banesës krahas gjetjes së 80 kg kokainë policia gjeti edhe £400,000 cash, duke arritur kështu edhe sasinë më të madhe të kokainës së kapur nga policia angleze gjatë këtyre pesë muajve të vitit 2021.  Saraseli, u paraqit para gjykatës ditën e sotme, për të cilin u dha masa e arrestit me burg deri në seancën e radhës ndërkohë që Selfo do të paraqitet javën e ardhshme. 

Ndërkohë që në një operacion të ditës së djeshme Policia speciale bastisi shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës, ku ata sekuestruan 100 qese të vogla me lëndë narkotike, peshore dhe mjete të tjera të tregtisë së drogës, së bashku me 60,000 £. Atyre iu sekuestrua edhe një pistoletë Retay 17, e fshehur në një shportë rrobash e mbushur me tre fishekë.

Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për posedim të një arme zjarri dhe municioni, posedim me qëllim për të furnizuar kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ata u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës Willesden sot, 8 maj dhe të dy u mbajtën në paraburgim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson