Mbretëria e Bashkuar ka kaluar pikun e valës së fundit të infeksioneve me COVID-19 dhe variantit të ri, theksoi kreu i autoriteti shëndetësor në vend. Ai tha se situata në spitale vazhdon të jetë kritike. Aktualisht në spitale në Mbretërinë e Bashkuar gjenden të shtruar 32,000 pacientë me COVID, por ky numër ka filluar të ulet, thanë zyrtarët. Nga 50 000 raste në ditë që u shënuan në fillim të vitit, tanimë ato kanë rënë në 19,000 infeksione të reja. Megjithatë numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë, me vendin që regjistroi 1,322 vdekje në një ditë të vetme për të çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në më shumë se 109,000.
Britania e Madhe është përballur me një përhapje të shpejtë të variantit të ri për shkak të një varianti më të transmetueshëm që është shfaqur aty. Deri më tani, vendi ka vaksinuar më shumë se 10 milion njerëz dhe vaksinat duket se kanë filluar të japin rezultate.
Por shumë prej atyre njerëzve kanë marrë vetëm një dozë pasi Britania e Madhe ka vonuar dozat e dyta në një përpjekje për të vaksinuar më shumë njerëz.
Qeveria kishte vendosur një qëllim të vaksinimit të të gjithë personave mbi moshën 70 vjeç, banorëve të shtëpive të kujdesit dhe punëtorëve dhe punonjësve të vijës së parë shëndetësore deri në mes të shkurtit. Në deklaratën e tyre autoritetet shëndetësore theksojnë se në momentin që do të arrihet vaksinimi i personave mbi 50 vjeç dhe ata me gjendje shëndetësore para-ekzistuese, ata do të kenë vaksinuar pothuajse të gjithë njerëzit me rrezik vdekjeje dhe "e rëndësishmja, rreth 80%" e të gjithë atyre që përfundojnë në spital.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor, 08:35
-
Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, GJKKO lë në burg Arsen Cakën
9 Nëntor, 20:56
-
Ministri Hoxha takim me ambasadorin britanik: Reduktimi i migracionit të paligjshëm një prej sfidave më kritike për dy vendet
28 Tetor, 16:14
-
Sky News: Britania do të forcojë partneritetin për luftën kundër krimit me Shqipërinë pas operacioneve të suksesshme
26 Tetor, 20:19
-
Anglia ndalon shitjen e cigareve elektronike
25 Tetor, 15:50
-
Tur në Kukës dhe Tropojë me të rinjtë, ambasadori britanik Abbott: Mbretëria e Bashkuar është partneri juaj, besojmë te potenciali i Shqipërisë!
9 Tetor, 18:34
-
U deportua nga Britania në Shqipëri pas dënimit për trafik droge, shqiptari tenton të hyjë me pasaportë fallco në Mbretërinë e Bashkuar
22 Shtator, 10:05
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
Ed Sheeran shpallet artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të shtatë
18 Qershor, 08:17
-
Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus
6 Maj, 21:16
-
‘Bonnie dhe Clyde’ shqiptarë në Angli/ 23-vjeçari dhe e dashura e tij drejtonin grupin e drogës në Londër, dënohen me burg (EMRAT+FOTO)
6 Maj, 19:39
-
Cameron në Kiev: Ukraina mund të bombardojë territorin rus me armë britanike
4 Maj, 08:32