Një 32-vjeçare shqiptare është dënuar nga drejtësia britanike me 7 vitë e gjysmë, për rolin e saj në trafikimin e emigrantëve ilegalë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
32-vjeçarja shqiptare e quajtur Ujeza Kurmekaj, u arrestua në shtëpinë e saj në Banbury, Oxfordshire, në tetor të vitit 2022.
Nga hetimet, autoritetet gjetën qindra mesazhe në telefonin e saj, të cilat tregonin se si ajo ndërmjetësonte lidhjen e kontrabandistëve me njerëzit që dëshironin të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave angleze, në mesazhet e shqiptares gjendeshin biseda orientuese për kontrabandistët, ku caktonte vendndodhjet e takimit mes tyre dhe emigrantëve.
"Kemi këtu një familje, burrë gruan një fëmijë",- thuhej në një prej mesazheve, si dhe "3 gra dhe fëmijë 14 17 12 vjeç", deti shumë i keq".
Po ashtu, raportohet se telefoni i saj përmbante 21 imazhe të letërnjoftimeve dhe pasaportave shqiptare, të cilat, kur u verifikuan, tregonin se nëntë nga individët të cilëve u përkisnin, kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël.
Kurmekaj u deklarua fajtore nën akuzat për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm, më 3 nëntor në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit.
Pas përfundimit të masës së dhënë, ajo do të kthehet në Shqipëri.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.8%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 722
Lajme të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar/ Dënohen me burg 8 shqiptarë, kultivuan kanabis me vlerë 2.5 milionë paund
8 Dhjetor, 22:51
-
Fqinjët u ankuan për ndriçimin ‘verbues’, pronari duhet të prishë shtëpinë të ndërtuar pa leje me vlerë 500 mijë pound
4 Dhjetor, 21:22
-
Daily Mail: Gangsterët shqiptarë kanë ‘uzurpuar’ tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, burgjet po tejmbushen
4 Dhjetor, 17:45
-
Daily Mail: Të paktën 1700 kriminelë shqiptarë lëvizin të lirë në Britani, policia në alert
3 Dhjetor, 11:10
-
Mes debatit Sunak - Mitsotakis mbreti britanik vë krevatën me flamurin grek, domethënia
2 Dhjetor, 12:03
-
The Telegraph: 'Epidemia' e fermave të kanabisit në MB, 100 shqiptarë janë dënuar me 300 vite burg në 3 muajt e fundit të 2023
30 Nëntor, 22:39
-
Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez
19 Nëntor, 17:09
-
Britani/ Banda shqiptare dënohet me më shumë se 70 vite burg, operacioni i arrestimit
18 Nëntor, 09:26
-
Mbretëria e Bashkuar/ Rregulla të reja për të mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale
9 Nëntor, 16:56
-
Samiti i Procesit të Berlinit/ Ministri i Jashtëm britanik në Tiranë, në fokus lufta kundër emigrantëve të paligjshëm
16 Tetor, 13:52
-
Faqja zyrtare e familjes mbretërore ‘shënjestër’ e një sulmi kibernetik, hakerat rusë marrin përgjegjësinë
3 Tetor, 09:18
-
Qyteti i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar shpall falimentimin
6 Shtator, 13:40
ZOÇKËS I UROJ QË TË MOS I TRADHËTOJE NDJENJAT...7 VJET PARAJSË DHE FERR HORMONAL............
Përgjigju