BRITANI E MADHE- Eksperti i shëndetësisë Anthony Fauci ka kritikuar shpejtësinë që Mbretëria e bashkuar ka aprovuar vaksinën e përgatitur nga Pfizer/BioNTech për të luftuar koronavirusin.
Dr Fauci është shprehur se Britania e Madhe nuk e ka kontrolluar të dhënat klinike të Pfizer me aq kujdes dhe se qytetarët nuk do të kenë besim te vaksina dhe nuk do të duan të vaksinohen.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranoi një rekomandim nga Agjensia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të përdorur vaksinën Pfizer-BioNTech dhe duke e bërë atë vendin e parë në botë që jep miratimin.

Komente

