Trupi i mbretëreshës Elizabeth mbërrin në Pallatin Buckingham! Pritet nga familja mbretërore, përfshi Harry-n dhe Meghan! Mbreti Charles III viziton të parën Irlandën e Veriut

Trupi i mbretëreshës Elizabeth mbërrin në Pallatin Buckingham! Pritet nga familja mbretërore, përfshi Harry-n dhe Meghan! Mbreti Charles III viziton të parën Irlandën e Veriut

Trupi i mbretëreshës Elizabeth mbërrin në Pallatin Buckingham

BRITANI E MADHE- Trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të marte në Pallatin Buckingham. Mijëra njerëz dolën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, teksa në pallatin mbretëror monarkja është pritur nga mbreti Charles III dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshi këtu edhe Harryn dhe Meghan.

Mbreti Charles III dhe Camilla, bashkëshortja e Mbretëreshës, të cilët tani janë në Londër, kanë vizituar Irlandën e Veriut si pjesë e një turneu në MB. Ata përshëndetën turmat në Kështjellën Hillsborough, takuan udhëheqës politikë dhe morën pjesë në një shërbim në Katedralen e Shën Anës.

Vajza e Mbretëreshës, Princesha Anne tha se ishte shumë njeri me fat që kishte qenë pranë nënës së saj në 24 orët e fundit. 

Charles III u bë Mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, më 8 shtator. Të hënën më 19 shtator do të zhvillohet funerali i monarkes, një ceremoni ku do të jenë të pranishëm liderët botërorë. 

Mbreti Charles

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Trupi i mbretëreshës Elizabeth mbërrin në Pallatin Buckingham! Pritet nga familja mbretërore, përfshi Harry-n dhe Meghan

 

Trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth ka mbërritur në Pallatin Buckingham. Mbreti Charles III dhe e gjithë familja mbretërore kanë dalë duke e pritur, përfshirë edhe Harry-n dhe Meghan-in.

 

Ora 20:09
VIDEO/ Momenti i sikletshëm i mbretit Charles, s’i pëlqen stilolapsi: O Zot e urrej këtë (Harron datën)

Mbreti Charles pati sërish një moment të sikletshëm me stilolapsin. Teksa po firmoste një dokument zyrtar, përveç se nuk mbante mend se sa ishte data, (kjo ‘i falet’ për shkak të shumëllojshmërisë së emocioneve  që ka përjetuar këto ditë), sërish ka pasur një moment ku ka “menduar me zë të lartë”. Në videon e publikuar nga DailyMail, shihet teksa mbreti Charles ankohet për stilolapsin “O zot e urrej këtë, çdo herë të qelb.

Më pas stilolapsi është marrë nga bashkëshortja e tij, Camila.

Ora 19:57
Ja për çfarë përdoret zakonisht avioni që mban arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II

Sot mbretesha Elizabeth II u largua nga Skocia me një avion ushtarak për të mbërritur në Pallatin Buckingham. Mirëpo, BBC sjell disa detaje që duhet të dini për këtë avion ushtarak.

Ai është një C-17 Globemaster.

Këta avionë janë përdorur kohët e fundit për të dërguar ndihma humanitare dhe armë në Ukrainë gjatë luftës së saj me Rusinë, dhe për të evakuuar një numër të madh njerëzish nga Kabuli, Afganistan, në vitin 2021.

Ora 19:31
Mbreti Charles III mbërrin në Pallatin Buckingham

Turmat me njerëz nën çadrat e shiut janë rreshtuar jashtë Pallatit Buckingham në pritje të kthimit të fundit të Mbretëreshës Elizabeth në shtëpi.

Pak para orës 18:00, Mbreti Charles dhe Camilla, Queen Consort, mbërritën në pallat. Duartrokitje të shumta u dëgjuan nga të pranishmit, disa brohorisnin teksa makina e tyre hyri në portat e Pallatit. 

Ora 19:28
Arkivoli i Mbretëreshës largohet nga Katedralja e Shën Giles! Një avion ushtarak e transporton drejt Pallatit Buckingham! Turmat mbushin rrugët

Pas 24 orësh  ku qëndroi në Katedralen e Shën Giles, në Skoci, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po transportohet drejt Pallatit Buckingham.

Avioni ushtarak që mban arkivolin e Mbretëreshës tani është në fluturim dhe do të zbarkojë në Northolt, në perëndim të Londrës, për rreth një orë. Ndërkohë që arkivoli i monarkes pritet të mbërrijë në Buckingham, qindra njerëz po i drejtohen zonës jashtë Pallatit.

Ora 15:28
Mbreti Charles III takohet me liderët politikë të Irlandës së Veriut

1663075978_6af7e727caf6464bbc4bcbd7c7c83e52.jpg

Mbreti Charles III është takuar me Kryetarin e Asamblesë së Irlandës së Veriut, Alex Maskey dhe zëvendëspresidenten e Sinn Fein, Michelle O'Neill në Kalanë Hillsborough  Mbreti Charles III dhe Queen Consort sapo kanë marrë pjesë në një pritje në Hillsborough Castle, rezidenca mbretërore në County Down.

Pritja po organizohet nga sekretari i sapoemëruar i Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris. Mbreti ka takuar përfaqësues të tërhequr nga një gamë e larmishme e jetës së Irlandës së Veriut.

Këto përfshijnë nënpresidenten e Sinn Féin, Michelle O'Neill, kreun e DUP-it, Jeffrey Donaldson, kryetarin e Asamblesë së Irlandës së Veriut, Alex Maskey dhe udhëheqësen e Partisë Aleancë, Naomi Long.

Ora 13:42
Princi Andrew sulmohet gjatë kortezhit të mbretëreshës Elizabeth II

 

Një 22-vjeçar është arrestuar pasi ka sulmuar Princin Andrew dhe e ka quajtur atë një "njeri të sëmurë". Ngjarja ka ndodhur gjatë kortezhit për Mbretëreshën Elizabeth II në Skoci. 22-vjeçari i cili sulmoi Princin shtyhet dhe rrëzohet në tokë nga turma, e më pas arrestohet nga policia.

Akuzat e të riut vijnë pasi në vitin 2014, kur ai u përmend në një skandal ku u akuzua edhe filantropisti dhe pedofili Jeffrey Epstain. Pavarësisht deklaratave në atë kohë, Princi e ka mohuar disa herë përfshirjen e tij.

Andrew është vëllai më i vogël i mbretit Charles III, 73 vjeç, i cili u ngjit në fron pas vdekjes së nënës së tyre më 8 shtator. Një zëdhënës i familjes mbretërore njoftoi gjatë fundjavës se Andrew dhe ish-gruaja e tij, Sarah Ferguson, do të merrnin kujdestarinë e qenve “corgis” të mbretëreshës.

 

Ora 12:54
Irani krahason Mbretëreshën Elizabeth II me Adolf Hitler: Ndërroi jetë pa u gjykuar për krimet që bëri

1662839867_Elizabeth.JPG

Televizioni shtetëror iranian e ka krahasuar Mbretëreshën Elizabeth II me Adolf Hitlerin duke e cilësuar “një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njeriut”.

Teksa e gjithë bota është në zi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës, regjimi autoritar thotë se vdekja e monarkes është ‘lajm i mirë për njerëzit e shtypur të botës’, shkruan Daily Mail.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Iranit nuk ka dhënë asnjë koment për vdekjen e saj apo shpalljen e Charles III si mbret. Në rrjetin iranian Channel 1, studiuesi Foad Izadi i Universitetit të Teheranit tha:

“Ndoshta, në 70 vitet e saj në fron, duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitler. Nga një këndvështrim i caktuar, ne duhet të jemi të trishtuar që vdiq pa u gjykuar, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për krimet e saj.”

Në një transmetim në gjuhën angleze në rrjetin qeveritar PressTV, ai shtoi: “Mbretëresha është një imperialiste e famshme, kolonialiste, kriminele lufte. Agresioni i ushtrisë britanike në të gjithë botën bëhet nën emrin e saj.”

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 14/09/2022 01:53

    Kur nuk vdes psikopati i Shqiperise Sali Berisha

    Përgjigju
  • Lali: 13/09/2022 13:29

    Kane te drejte sepse popullit te tyre u kane kryer krime pa fund anglezet me ne krye ate qe vdiq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen