Mbreti Charles (Mbret i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut) ka mbërritur në dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.
Teksa falënderoi ligjvënësit dhe popullin amerikan për mirëpritjen e tij në 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, Mbreti Çarls tha se fatet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë qenë të ndërlidhura që atëherë.
"Siç tha Oscar Wilde, 'Ne kemi vërtet gjithçka të përbashkët me Amerikën e sotme, përveç, sigurisht, gjuhës!'", tha Mbreti me shaka gjatë fjalës së tij.
Ai përmendi edhe incidentin e fundjavës, ku një burrë u përpoq të sulmonte me armë në një event ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Donald Trump.
"Cilado qofshin dallimet tona, çfarëdo mosmarrëveshjesh që mund të kemi, ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë për të mbështetur demokracinë, për të mbrojtur të gjithë njerëzit tanë nga dëmi", tha Mbreti Charles.
Ai shtoi: “Më lejoni të them me vendosmëri të palëkundur se akte të tilla dhune nuk do të kenë kurrë sukses”.
Mbreti Charles III ka dënuar ashpër atentatin që ndodhi në Uashington, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk mund të cenojnë stabilitetin dhe udhëheqjen e një vendi.
Gjatë një fjalimi para Kongresit amerikan, Mbreti iu referua incidentit me të shtëna armësh që ndodhi të shtunën gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku merrnin pjesë Presidenti Donald Trump, zonja e parë Melania Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
“Ne takohemi gjithashtu në pasojat e një incidenti jo larg kësaj ndërtese të rëndësishme, që synoi të dëmtojë udhëheqjen e kombit tuaj dhe të përhapë frikë dhe përçarje”, deklaroi Mbreti Charles.
“Më lejoni të them me vendosmëri të palëkundur: akte të tilla dhune nuk do të kenë kurrë sukses”, shtoi Mbreti Charles III.
Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin si 31-vjeçarin Cole Allen nga Kalifornia, i cili është akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Donald Trump.











