Mbreti Charles III mban fjalimin e parë në parlament: Do të ndjek shembullin e nënës time! Mbërrin në katedralen 'Shën Giles' arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II

Mbreti Charles ka mbajtur fjalimin e tij të parë si mbret para anëtarëve të Dhomës së Komunave dhe Dhomës së Lordëve. Përshëndetjet u paraprinë nga anëtarët e të dy organeve të cilët nderuan mbretëreshën Elizabeth me fjalimet e tyre dhe gjithashtu shprehën respektin e tyre për mbretin e ri. Mbreti Charles III tha përpara deputetëve se ishte “thellësisht mirënjohës” pasi zbuloi se çfarë personifikonte Mbretëresha Elizabeth për të popullin e tij dhe mbarë botën.

Më tej monarku i Britanisë së Madhe theksoi rolin e veprimtarisë parlamentare por edhe mbretërore për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve

‘Ne mblidhemi sot në kujtim të shërbimit të përkushtuar të Mbretëreshës ndaj kombeve dhe popujve të saj'. Madhëria e ndjerë “u zotua t’i shërbejë vendit dhe këtij popullt dhe të ruajë parimet e larta të qeverisjes kushtetuese që qëndrojnë në zemër të kombit tonë. Ajo jep një shembull të detyrës vetëmohuese, të cilën, me ndihmën e Zotit dhe këshillën tuaj, jam i vendosur ta ndjek me besnikëri.’- u shpreh ai.

Kryeministrja britanike Liz Truss dhe lideri i opozitës Keir Starmer ishin gjithashtu të pranishëm në Uestminster Hall, ku u zhvillua ceremonia. Në krah të mbretit Charles III ishte bashkëshortja mbretërore Camilla.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II u transportua nga Pallati i Holyroodhouse për në Katedralen Shën Giles. Mbreti Charles III, i veshur me uniformë ushtarake drejtoi procesionin pas arkivolit të Mbretëreshës, ndjekur dhe nga 4 fëmijët.

Mbreti Charles III dhe fëmijët e Mbretëreshës kryen më pas "Vigjiljen tradicionale të Princave" në Katedralen Shën Giles.  Në secilën  anë të arkivolit, ata 'qëndruan roje' për rreth 10 minuta. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Fëmijët e Mbretëreshës 'qëndrojnë roje' të arkivolit të nënës për 'Vigjiljen e Princave'

Fëmijët e Mbretëreshës Elizabeth kryen "Vigjiljen tradicionale të Princave" rreth arkivolit të nënës së tyre të ndjerë në Katedralen Shën Giles në Edinburgh këtë mbrëmje.

Lëvizja simbolike e anëtarëve e Famijes Mbetërore i tregon ata të pozicionuar në secilën anë të arkivolit, të cilët qëndruan roje për rreth 10 minuta. Mbreti Charles III mori rolin së bashku me Princeshën Royal, Duka i York-ut dhe Earl of Wessex.

Ora 18:04
FOTO fantastike/ ‘Det’ me lule për mbretëreshën, dhuratat e ‘çuditshme’ nga sandwich me marmalatë te arushat

Pallati St James dhe Eindsor janë shndërruar në një “det me lule”, nga dashamirësit që kanë zgjedhur që t’i japin në këtë formë lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth. Në disa foto të publikuara nga tabloidi britanik ‘DailyMail”, shikohet numri i lartë i buqetave, teksa nuk kanë munguar as lodra, apo edhe sandwich me marmalatë.  

Ora 17:30
VIDEO/'Plak i sëmurë', sulmohet Princi Andrew gjatë nderimeve për Mbretëreshën në Edinburg

Princi Andrew u sulmua nga një protestues ditën e sotme teksa ndoqi arkivolin e Mbretëreshës përmes Edinburgut duke mbajtur veshur kostumin e tij pasi iu ndalua që të vishte uniformë ushtarake. 

Një i ri, i cili ndodhej mes turëms u filmua duke bërtitur 'Andrew, ti je një plak i sëmurë!' , ndërsa Duka 62-vjeçar ' i turpëruar' kaloi pas makinës që mbante arkivolin e nënës së tij përpara se protestuesi të tërhiqej nga turma nga një tjetër i pranishëm dhe një polic.

Pati një përleshje të shkurtër, përpara se oficeri ta largonte, ndërsa ai bërtiste "i Neveritshëm" dhe "Unë nuk kam bërë asgjë të keqe", ndërsa në sfond njerëzit bërtisnin "Zoti ruaj Mbretin". 

Policia skoceze më vonë njoftoi  se një 22-vjeçar ishte arrestuar 'në lidhje me një shkelje të qetësisë në Royal Mile'. 

Andrew, një veteran i Luftës së Falklands, i cili u mërgua nga jeta publike mes pasojave nga roli i tij në skandalin Jeffery Epstein, nuk u lejua të vishte ubniformë ushtarak për rastin e sotëm dhe në vend të kësaj veshi një kostum të thjeshtë.

Ora 17:23
4 fëmijët e mbretëreshës pranë arkivolit të nënës së tyre, përjashtimi ‘i merituar’ që i është bërë një prej princave! Kuptohet nga veshja

Arkivoli i mbretëreshës mbërriti në Katedralen e Shën Giles në Edinburg sot, i ndjekur nga katër fëmijët e saj në një udhëtim të trishtuar nëpër kryeqytetin skocez të rreshtuar nga qindra mijëra vajtues që kishin ardhur aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes që i drejtoi për 70 vite. Mbreti Charles III, ishte i ndjekur nga motra e tij Anne, Princesha Royal, Princi Andreë dhe Princi Eduard. Duka i Jorkut nuk ishte me uniformë ushtarake si vëllezërit e motrat e tij pasi mbretëresha i hoqi titujt pasi akuzave për për abuzim seksual tëVirginia Giuffre.

Ora 17:05
Kush ishte njeriu i fundit që mori një kartolinë nga mbretëresha Elizabeth! Mesazhi i mbërriti 1 ditë pas vdekjes së monarkes

Njeriu i fundit që mori një letër urimi nga Mbreterësha Elizabeth II ishte një grua 100 vjeçare. Gwendolyn Hoare mendoi se shanset e saj për të marrë një kartolinë për ditëlindjen e 100-të nga Mbretëresha Elizabeth II ishin zhdukur kur monarkja u nda nga jeta në 8 shtator.

Por telegrami surprizë erdhi përmes postimit të premten, një ditë para ditëlindjes së saj, duke e bërë atë një nga njerëzit e fundit që mori një kartë nga Mbretëresha.

Mbesa e gruas 100-vjeçare shkroi këtë ngjarje surprizë në faqet e librit të homazheve për Mbretëreshën:

‘Tezja ime sot është 100 vjeç. Për dekada ajo foli për marrjen e një telegrami nga Mbretëresha dhe u shkatërrua kur dëgjoi lajmet për humbjen e Mbretëreshës, por Telegrami i saj mbërriti dhe ajo ishte shumë e lumtur’.

Ora 16:52
Kurora e Skocisë vendoset në arkivolin e Mbretëreshës

Kurora e Skocisë i është vendosur mbretëreshës Elizabeth në arkivolin e saj në Katedralen e Shën Giles në Edinburg. Historikisht, kurora është përdorur në ceremoni për të përfaqësuar praninë e sovranit. Pas kësaj, kurora do të kthehet në Kështjellën e Edinburgut, ku qëndron e ekskpozuar zakonisht. Kjo kurorë është e bërë nga ari, argjendi dhe gurët e çmuar.

Ora 16:50
Mbërrin në katedralen 'Shën Giles' arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II

Pas rreth 30 minutash pasi u nis nga Pallati i Holyroodhouse, arkivoli i Mbretëreshës ka mbërritur në katedralen e Shën Giles, i cili është transportuar nga anëtarët e Regjimentit Mbretëror të Skocisë dhe është vendosur në katafalkën - platforma prej druri që mbështet arkivolin.

Arkivoli është bërë nga lisi anglez dhe i veshur me plumb, një zgjedhje tradicionale e dizajnit për anëtarët e Familjes Mbretërore, raporton BBC.

Ora 16:10
Pas 70 vitesh, Edinburgu i jep lamtumirën Elizabeth II! Mbreti Charles III, i veshur me uniformë ushtarake drejton procesionin pas arkivolit të Mbretëreshës

Ka nisur  procesoni i arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II,  ai është duke u larguar nga Pallati i Holyroodhouse dhe do të mbërrijë në Katedralen e Shën Giles ku do të qëndrojë  24 orë.

Rruga nga Pallati në Katedralen e Shën Giles  ku është drejtuar procesioni  është zakonisht rreth 20 minuta në këmbë. Por udhëtimi pritet të zgjasë jo më pak se gjysmë ore, duke u dhënë turmave të njerëzve që kanë mbushur rrugët një shans për të bërë nderimet e tyre përgjatë "Royal Mile".

Ndërkohë, Mbreti Charles III bashkë me vëllezërit e motrat e tij po ecin pas makinës, e cila mban arkivolin e Mbretëreshës.

Kur Mbretëresha vizitoi për herë të parë Skocinë si sovrane në 1953, Edinburgu ishte i mbushur plot. Sot, gati 70 vjet më vonë, njerëzit kanë dalë sërish në rrugë, por kësaj radhe, për t'i dhënë lamtumirën.

 

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen