Mbretëria e Bashkuar, shkallën më të lartë të vdekshmërisë në 70 vitet e fundit

Mbretëria e Bashkuar, shkallën më të lartë të vdekshmërisë në 70 vitet e fundit

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar rritjen më të madhe të vdekjeve në një vit të vetëm në më shumë se 70 vjet, sipas shifrave të bëra publike nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Në vitin 2020, u regjistruan gati 697,000 vdekje, krahasuar me një mesatare prej gati 606,000 çdo vit midis 2015 dhe 2019. Duke shënuar kështu edhe rritjen më të madhe në një vit të vetëm që nga viti 1940.

Ku 93,030, viktima janë regjistruar nga Covid-19. 84,449 viktima janë regjistruar vetëm në Angli dhe Uells deri në 1 Janar.

Këto shifra janë paksa të ndryshme nga shumat e tjera zyrtare që mund të keni parë, për shkak se ndonjëherë në certifikatat e vdekjeve janë shënuar vdekje nga COVID-19 edhe pse personi mund të mos jetë regjistruar asnjëherë si pozitiv dhe një gjë e tillë është kuptuar pasi ai ka humbur jetën.

Kjo është një masë e ndryshme nga ajo e përdorur për të prodhuar shifrat në të dhënat për të infektuarit me koronavirus, i cili numëron njerëzit që vdiqën brenda 28 ditëve nga testimi pozitiv për koronavirus. Shifra e fundit sipas këtij numërimi është 81,954

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishes kanë marrë kulll, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë

Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishes kanë marrë kulll, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë